• |
ide | kryesore

Dyshohet se bashkëpunoi me Mjacaj për vrásjen në burgun e Peqinit, prokuroria ngre akuzë ndaj Indrit Shaqjas

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë ndaj Indrit Shaqjas, personit që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në burgun e Peqinit. Ai dyshohet se bashkëpunoi me Sokol Mjacajn për vrasjen e Arben Lleshit. Sipas prokurorisë, po verifikohet përfshirja e tij në këtë ngjarje pasi i është gjetur një celular në burg.

Autoritetet kanë kontrolluar sërish vendin ku u vra viktima, që përkon me dhomën e të dënuarit Indrit Shaqja. Celulari që u gjet në një arkë druri është sekuestruar nga autoritetet në cilësinë e provës materiale. Gjatë marrjes në pyetje, Shaqja ka pranuar pronësinë e telefonit celular dhe në këto rrethana, është arrestuar nga policia gjyqësore. Në dëshminë e zbardhur një ditë më parë, Shaqja ka thënë se kishte marrë dy letra të shkruajtura me shkrim dore, për të kryer vrasjen e Arben Lleshit.

“Do të të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ti ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord na kthe përgjigje me letër”, ka thënë Shaqja. Sakaq, një ditë më parë, 11 nga 12 zyrtarët e burgut të sigurisë së lartë në Peqin u lanë në burg pa afat nga Gjykata e Elbasanit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *