• |
ide | kryesore

Haris reagon për herë të parë pas ndarjes nga Amadea

F1, Paparazzi



Haris ka folur së fundmi për ndarjen e tij nga Amadea. Teksa kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “Rudina” , Harris bëri një deklaratë ku tregoi anën e tij të historisë.

“Faleminderit për këtë mesazh, por unë e di se çfarë ka ndodhur në atë situatë. Për vete dhe për fansat e di ishim mirë, por unë s’dua të flas për të shumë sepse unë e di se çfarë ka ndodhur. Çfarë po thotë ajo nuk është e vërtetë. Amadea e di pse e kemi mbyllur situatën, pasi unë kam pasur probleme këtu në Angli”, u shpreh Haris.

Ai vijoi: ” Kam pasur punë dhe nuk kam pasur kohë të vi në Shqipëri. Nuk munda të shkoj në Paris se kam patur shumë gjëra për të bërë dhe i thashë që për ta bërë lidhjen e fortë duhet të kemi kohë për njëri-tjetrin. Unë i kam thënë që nuk kam kohë 100% të ta jap dhe e ka marrë për gjë të keqe. Çfarë ka shkruar ajo në Instagram nuk i jam përgjigjur sepse nuk ka ndodhur asgjë”.

Ndërkohë edhe Amadea ka reaguar duke thënë: “Sa qesharak janë disa njerëz shumë “busy” për kohë për lëpirje. Upsss.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *