• |
ide | kryesore

Lezhë, sekuestrohen qindra shishe me pije alkolike pa dokumentacionin përkatës (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Lezhës ka sekuestruar në një subjekt privat për magazinimin dhe shitjen me shumicë, më shumë se 300 shishe me pije të ndryshme alkoolike.

Sipas policisë shishet nuk kishin dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e tyre.

Nën hetim është vënë administratori i këtij subjekti, i cili fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

DVP Lezhë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, operacioni policor i koduar “Ethanol”.

Evidentohet një subjekt privat për magazinimin dhe shitjen me shumicë të pijeve të ndryshme alkoolike, në kundërshtim me ligjin.

Procedohet penalisht administratori i këtij subjekti, i cili fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen qindra shishe me pije të ndryshme alkoolike, pa asnjë dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e mallit.

Në vijim të kontrolleve të shtuara në subjekte të ndryshme private, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ethanol”.

Gjatë operacionit, në një subjekt privat në qytetin e Lezhës, janë gjetur më shumë se 300 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pa dokumentacion shoqërues për origjinën apo vlerën e tyre. Shishet me pije alkoolike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për administratorin e këtij subjekti, shtetasin H. C., 60 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. LLOGARIT NJE NGJARJE KUR NJE AFRIKAN KARMADH TE PERDHUNOJE NJE MINORENE LEZHIANE
    KJO KUJTESE DO TE GODASE DIREKT NERVIN DHE KRENARINE AUTOKTONE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *