• |
ide | kryesore

Protesta e Berishës, Gaz Bardhi fillon të flasë për mendime ndryshe

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, Bardhi



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se grupi parlamentar mbështet çdo protestë ndaj Edi Ramës, ndërsa tregoi pse mungoi në protestën e së hënës.

“Grupi parlamentar mbështet çdo protestë kundër regjimit të Edi Ramës. Nuk kam qenë në protestë. Kam qenë sigurisht në kryesinë e Kuvendit duke ndjekur mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Unë dhe zt.Berisha mund të ndajmë mendime të ndryshme për shumë çështje. Kjo nuk është pas përçarje dhe as konflikt.

Jemi bashkë kundër regjimit të Edi Ramës dhe do ta shtrimë bashkimin e gjithë spektrit të opozitës edhe në segmente të tjera jashtë jetës parlamentare. Secili brenda grupit parlamentar ka vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Nuk e kemi ndërtuar akoma skenarin. Atë ditë ka një seancë plenare dhe ne duhet të jemi aty sigurisht nëse na lejojnë. Ne do të kemi pjesën tonë brenda sallës së seancave plenare”, tha ai.

Lexo më tej: Berisha paralajmëron protestë para SPAK 

Sa i përket protestës së 27 dhjetorit, Bardhi dha këtë koment:

“Nuk kemi diskutuar në grupin parlamentar. Besoj do të kemi mundësi ta diskutojmë në mbledhjen e grupit. Çfarëdo lloj gjëje që të vendosë Gjykata, çështja e Partisë Demokratike, dhe bashkimi i Partisë Demokratike mbetet çështje vullneti dhe mbi të gjitha çështje e anëtarëve të Partisë Demokratike. Zgjidhja e konfliktit nuk zgjidhet me vendime gjykatash, do të zgjidhet me vullnet. Deri tani i ka munguar kolegut Basha ky vullnet”. 



6 Comments

  1. E Çudiçme.
    Si nuk i vete ne mendje ketij kryetarit te ardhshem te pd.
    Qe berisha edhe po edhe, ti vej ne mendje se po e ben per hall te vet.

    Eshte shume e komplikuar. Edhe mua kot me vajti mendja.
    Po nje mendim ishte. Mos ma merni per keq.

    1. O bythqim, e dim qe mundohesh ti ngjitesh Sales si muti mas kpuce dhe ai po te perdor pak ne kto momente, a more vesh or bythqim!!!

  2. Armiku i popullit
    PD komuniste e Sali Berishes esht parti komuniste me direktivat e Ramiz Alise
    Fatkeqesi e popullit shqipetardhe katadtrofa e demokracis
    Sic ksm thene jamdemokrat pa tesrt nr xhep
    Luftoj menderghegjegjje per demokracin jam i presekutuar nga koha e kominizmit dhe i denur nga qeveria Berishjane
    Deshiroj
    Qe terinjte e demokrcis se shqiperis
    Duhet te marin me force frenat dhe postin e partis demokratike per te shembur kasten e degjeneruar zberishjane dhe te krijojne nje model demokratik Evropjan
    Besoj se ne shqiperi dhe ne mbare boten
    Ka element demokrat qe mund te percjellin demokracin dhe te krijojne nje frime te re demokratike e cla te krijoje nj normalitet dhe nje harmoni politike ku popullishqipetar te shikoje te ardhmen ne rrangun e shoqeris Evropjane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *