• |
ide | kryesore

Lautaro, problemi në aduktor i mbyll vitin 2023: e sigurtë mungesa me Lecce e Genoa

Sport
Lautaro



Tendosje e muskujve në aduktorin e kofshës së majtë. Ky është përfundimi i testeve instrumentale të cilave iu nënshtrua Lautaro Martinez mëngjesin e së premtes. Argjentinasi u ul i përlotur në pankinë gjatë kohës shtesë të Inter-Bologna në Kupën e Italisë për shkak të dëmtimit. Lautaro, i cili në këtë pjesë të parë të sezonit ka luajtur 23 ndeshje me fanellën zikaltër me 17 gola të shënuar, i thotë Inter mirupafshim në 2024-ën. Do të rivlerësohet në ditët në vijim, siç komunikohet nga klubi milanez, koha e saktë e rikuperimit. Shpresa e Simone Inzaghi është ta ketë sulmuesin në 6 janar për Inter-Verona në Meazza.

Frika e orëve të fundit është konkretizuar. Lautaro do të humbasë të paktën dy ndeshje kundër Lecce dhe Genoa, ndeshjet e fundit të vitit kalendarik. Interi do të mbetet përpara vetëm me Thuram, Arnautovic dhe Sanchez. Dy të fundit, megjithatë, nuk japin garanci absolute mes ndalesave dhe gjendjes fizike që duhet rifituar.

Lexo më tej: Eliminoi Inter, Thiago Motta: “Zirkzee fantastik, duhet të vazhdojë kështu”

Ndërkohë në rrjetet sociale Lautaro Martinez ka shprehur pakënaqësinë për momentin jo: “Jam shumë i zhgënjyer me mënyrën se si shkoi ndeshja e së mërkurës në mbrëmje. Kupa e Italisë ishte një kompeticion që na interesonte shumë, duke qenë se kemi fituar dy edicionet e fundit. Do të kishim dashur të vazhdonim rrugën, skuadra dha gjithçka për ta realizuar. Tani fokus total në objektivat e tjera shumë të rëndësishme të mbetura. Pas 89 paraqitjeve radhazi, fatkeqësisht jam i detyruar të ndalem dhe prandaj jam i zhgënjyer. Nuk do të mund t’i ndihmoj shokët e mi nesër, do të pushoj për disa ditë i detyruar të rikuperohem dhe do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *