• |
ide | kryesore

Presidentët e Iranit dhe Egjiptit bisedojnë për situatën në Gazë

Arkiva, Lajme, Planet



Presidentët e Egjiptit dhe Iranit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Gazë dhe për mundësinë e rivendosjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve të tyre.

Televizioni shtetëror iranian tha më 23 dhjetor se kjo ishte biseda e parë telefonike e zhvilluar mes presidentit iranian, Ebrahim Raisi, me homologun egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi. Raisi dhe al-Sissi për herë të parë ishin takuar në nëntor në margjinat e një samiti në Riad.

“Raisi tha se Irani ishte i gatshëm të ofrojë të gjitha kapacitetet për të ndalur gjenocidin e kryer nga regjimi Zionist [v.j. referencë për Izraelin] dhe të dërgojë ndihmë për palestinezët”– tha media shtetërore iraniane, raporton REL.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania – ka hyrë në javën e dymbëdhjetë. Irani publikisht kishte lavdëruar Hamasin pasi kreu sulme të befasishme ndaj Izraelit më 7 tetor, sulme që nxitën luftën, e cila deri më tani ka vrarë mbi 20.000 palestinezë në Rripin e Gazës.

Ndryshe, raportet mes Egjiptit dhe Iranit në përgjithësi kanë qenë të tensionuara dekadave të fundit, edhe pse të dyja shtetet kanë mbajtur një lloj kontakti diplomatik. Biseda e liderëve pason lëvizje të ngjashme të shteteve në rajon, me synim që të ulen tensionet e rritura mujve të fundit.

Arabia Saudite – aleatja e Egjiptit – dhe Irani rivendosën raportet diplomatike më hertë gjatë këtij viti. Ndërkaq. Kajro ka tejkaluar mospajtimet me Katarin dhe ka rivendosur raportet me Turqinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *