• |
ide | kryesore

Video/ Bisseck-Barella bëjnë të mos ndihet mungesa e Lautaro: rrëzohet Lecce, Inter kthehet +4 nga Juventus

Sport, Video
Bisseck



Në javën e 17 të Serie A, Inter mundi Lecce 2-0 dhe e kthen Juventus në -4 në renditje. Një shkëputje kolosale nga Milan i vendit të tretë, tashmë poshtë -11. Pa Lautaro Martinez, zikaltërit duhet të falënderojnë Bisseck dhe Barella. Mbrojtësi gjerman shënoi golin e parë në Serie A me zverk (43′), pasi goditi traversën pak më parë. Mesfushori i kombëtares italiane mbylli ndeshjen, pas një pasimi të shkëlqyer me takë nga Arnautovic, duke mos gabuar ballë për ballë me Falcone. Portieri ishte lojtari më i miri i salentinëve me një seri pritjesh të jashtëzakonshme.

Është një Inter robust, i pamëshirshëm dhe i uritur, edhe pa golashënuesin Lautaro dhe liderin Dimarco. Lecce nuk është se bëri figurë të keqe në San Siro, por u asfaltua 2-0 nga skuadra e Simone Inzaghi, që u rikthye +4 nga Juve. Titulli kampion dimri është gjithnjë e më afër për zikaltrit. Golat e Bisseck dhe Barella vendosën ndeshjen. Në fund të pjesës së parë mbrojtësi gjerman zhbllokoi ndeshjen me një goditje me zverk, në zhvillimet e një goditje dënimi. Në pjesën e dytë mesfushori italian u kujdes për të siguruar rezultatin, i frymëzuar nga një asist brilant me takë i Arnautovic. Për Lecce duhet theksuar një penallti që u akordua fillimisht dhe më pas u anulua nga arbitri Marcenaro me sugjerimin e VAR. Në fund edhe përjashtimi i Banda, me rezultatin që tashmë ishte vendosur.

Serie A Italy

Frosinone 1-2 Juventus
Bologna 1-0 Atalanta
Torino 1-1 Udinese
Inter 2-0 Lecce
Verona 2-0 Cagliari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *