• |
ide | kryesore

Falsifikim dokumentesh/ Burg për vëllain e kryetares së Bashkisë Bulqizë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bashkisë



Gjykata e Dibrës ka lënë në burg Administratorin e Njësisë Administrative Ostren, Luan Mjeshtri (vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, Festime Mjeshtri” dhe Arlin Limani, Specialist i Shërbimit Social.

Ndërsa për sekretarin e Këshillit Bashkiak Bulqizë, Fitim Balla, gjykata vendosi arrest shtëpie.

Tre personat e lartpërmendur dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile për të pajisur qytetarë të ndryshëm me vërtetime se banonin në Njësinë Administrative Ostren me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” në mënyrë që të përfitonin dokumente si shtetas bullgar.

Ata akuzohen për “Falsifikimi të dokumenteve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.



3 Comments

  1. Kjo është më tepër se një shpërdorim detyre. Një akt që ka të bëjë me ndryshimin e qëllimshëm të numrit të shqiptarëve në bullgarë. Pra akt antikombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *