• |
ide | kryesore

Gjykata e Posaçme vendos nesër masën e sigurisë ndaj Sali Berishës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sali, Berisha



Të martën e 26 dhjetorit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të vendosë mbi fatin e deputetit Sali Berisha.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në kërkesën drejtuar GJKKO, Prokuroria e Posaçme kërkon masën “arrest shtëpie”. Ligji i jep 5 ditë Gjykatës, për të marrë në shqyrtimin kërkesën e SPAK dhe gjyqtarja Irena Gjoka pritet që në seancën gjyqësore të së martës të thërrasë për të dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim Sali Berisha dhe avokatët e tij.

Duke respektuar ditën e Krishtlindjes, seanca në GJKKO zhvillohet të martën, pasi Kuvendi i hapi rrugën SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha, si masë shtrënguese ndaj tij, pasi më herët, ish-kryeministri refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës së posaçme, që kishte caktuar masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Në seancën plenare të 21 dhjetorit, Kuvendi mes tensioneve votoi dhënien e autorizimit për SPAK.

SPAK iu drejtua Gjykatës së Posaçme, pasi Sali Berisha e kundërshtoi vendimin e parë të detyrim paraqitjes, duke e konsideruar si antikushtetues. Në opinion juridik dhe kushtetues të Berishës, masa fillestare në ngarkim të tij nuk mund të zbatohej, pasi SPAK nuk kishte marrë më parë autorizim nga Kuvend. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa për detyrim paraqitje ishte e një karakteri që konsiderohen kufizim dhe jo heqje lirie.



8 Comments

      1. O Agron fuksi, jo vetem do i rrujn karin po dhe do ja marin ne goje gjithe sufllaqet si puna jote qe ja merni Ramazanit nonstop. Dhe e di pse, sepse eshte me te drejten, me te verteten. Keni 12 vite ne pushtet, keni gjithe gjyqsorin , dhe nul i keni dhene asnje prove dhe nul keni ngritur asnje akuze dhe doni ta fusni ne burg pa akuze????? Kush eshte komunisti ketu, Ramazani qe do ta eliminoje politikisht me kamzhkiun politik te drejtesise pa i ngritur qofte nje akuze te vetme apo Berisha qe i thote lejo komisionet hetimore dhe pergjigju per pyetjet qe opozita ka? Yt te qifsha robt komunist i rilindur!

        1. FJB (Futja, Jepi Bythes) une ore sme ha kari as per Ramen as per Berishen,po juve qe jeni dobica te dale me tre lloj karesh, qe per Bderishen, edhe dikush tjeter per Ramen beni cdogje, pa pare se cfare keni lene mbrapa , edhe mos me caj karin ketu me pseudonime

  1. mirëpo, në thelb, një gjë e tillë tregon karakterin e vërtetë dhe egoizmin e sëmurë të Berishës, i cili, në dallin, nga tradita e shqiptarit, nuk ia ndien për fëmijët e vet; në dallim nga tradita e shtetarit, nuk do t’ia dijë për vendin e vet (Shqipërinë), dhe, në dallin, nga çdo politikan i arsyeshëm, nuk do t’ia dijë për organizatën e vet (PD-në).Futi nje tirone durres me arka bosh ti shpellkari salihut se do shikosh larg pastaj

  2. Te pa karaktershmit, bashkepunetore ne vjedhjet e krimet shteterore me te cilat jane mbuluar koke e kembe na folin per moral, e kush pa, keta bije kriminelesh te tranasformuar ne kameleone.Nofka, shpifje, trillime, fantaZi kodoshesh qe i shtyne mllefi e urrejtja ne qellimin e tyre te djallezuar, te nisur nga politika anti demokratike me nje pushtet te sunduar, kurre sdo arrijne qellimet djallezore pa u zbatuar demokracia e ligji i kushtetushmerise, sepse ate vete keta bastarde po e deformojne e shkatrrojne ligjeshmerine . E pastaj, ne mungese te se drejtesqe ua mohojne kundershtareve deri ne denigrim, kujtojne se po mbulojne mullarin e tyre te te zezave. Asgje si shpeton banditet e larvat qe si qyrravece mundohen ti behen prite ketij maskaralleku.Vendi ka, do kete edhe shume here njerez me te ndershem se kjo bande qelbesirash qe po na shkaterron mbi dhjete vjet.

  3. Sa do ti duroje populli keto monstra ne pushtet , apo po presin qe Shqiperia te mbetet vetem me pleq

    e pensioniste , sepse pothuaj po ja arrijne qellimit per te zbrazur Shqiperine.. Paskan qene lule pushtuesit e

    huaj para ketyre.

  4. Keto 11 vite gjerat po shkojne shume mire ne vendin tone.Varferia pothuajse nuk ekxiston me,edhe ata shqiptare qe u larguan ne kohen e regjimit berishian po kthehen ne mase,.Korupsion zero nga qeveritaret e administrata,rrogat me te lartat ne rajon,biles konkuruse me te gjermanevet( ne fakt ata marin ca lek me shume,por cmimet dhe taxat i kane shume te larta e keshtu qe ne i a kalojme ne fund te muajit).Edhe pensionet jane rritur nga qeveria , na u bene100-150 $/ muaji ( shto ketu 5000 lekshin e fundvitit,qe i merr nja dy kellqe gjeldeti) ,mjekesia falas,po falas fare.Patronazhistet i kemi kudo per te na ndihmuar nese del ndonje hall ( nuk kemi probleme ,por per ndonje rast) njelloj si fuksat dhe kryetaret e frontit qemoti, ne kohen e merumit .U lodha se shkruari per te mirat,po sa e sa te tjera qe nuk po i permend.E vetmja gje qe po na shqetesonte ishte korupsioni i 15 vjeteve te shkuara i kryehajdutit Berishe qe tani drejtesia e reformuar nga vete rilindja jone e dashur is taken care of it.Ta kalbin ne burg qelbesiren! Edhe po si gjeten gje me karta,e te krijojne ndonje,vetem ta harojne ne burg.Gjithe te mirat qe permenda e ato qe si permenda dot,do ti kishim ku me mire e me perpara neqoftese krimineli Berishe nuk do minonte punen e qeverise me tabletin e tij.Jepi lartmadheri,vetem per-Para! Po cna duhet ne mireqenia e pasuria nese juve udheheqesi vuani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *