• |
ide | kryesore

Dritë në tunelin e Murrizit/ Ende nuk dihet kur mbaron Rruga e Arbrit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas 55 muajsh gërmime, është parë drita në fund të tunelit të Murrizit, një nga veprat më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit.

Tuneli i Murrizit është i gjatë 3.7 kilometra ka nisur të hapet në maj të 2019-ës por pasur ecuri të avashtë për shkak të gjeologjisë së vështirë.

Për të inspektuar përfundimin e gërmimeve ishte kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi cilësinë e punimeve, teksa theksoi se nuk priste që tuneli do të hapej brenda këtij vit, por ende nuk jepet një datë fikse.  Ndërkohë tuneli pritet të hapet për qarkullimin e makinave vitin e ardhshëm.

Megjithatë edhe pse pa përfunduar, Edi Rama e ka inauguar Rrugën e Arbrit përpara.

Në Qershor të vitit 2018, nisën zyrtarisht punimet për ndërtimin e saj.

Edhe pse miliarda lekë u hodhën për ndërtimin e kësaj rruge, afatet e saj u shtynë dhjetëra herë deri në momentin që në Nëntor 2021, Rama e inaguroi.

Por edhe ky inagurim nuk ishte i plotë, pasi investimi më i rëndësishëm në tunelin e Murrizit vazhdon të mos jetë funksional edhe një vit e gjysmë pas skadimit të afatit fillestar.

Sot u bë i mundur bashkimi i dy anëve të tunelit kryesor të Murrizit në Rrugën e Arbrit.

Vlen të thuhet se edhe në rrugën e Arbrit shumë segmente që konsiderohen të përfunduara, cilësia e punimeve dhe siguria rrugore janë jashtë çdo standardi, siç është deklaruar edhe nga ekspertë të ndryshëm të fushës.

Edhe pse rruga është inaguruar zyrtarisht, punimet e saj vazhdojnë ende. Data e vënies në dispozicion të tunelit kryesor të rrugës për qytetarët ende nuk bëhet me dije. ©Lapsi.al 



6 Comments

    1. Shum mir tjua beje se e meritojne…nuk çohen per asgje. Rruga edhe me keq duhej ber sepse vetem dibrant bq do kalojne

  1. 1000 her e inauguroi kete rruge palo rruge 🥸rrugaqi i rrugeve👃👃👃🙈🙈💩💩

  2. Si gënjeu Berisha për Irena Gjokën? E riemëroi gjyqtare 6 muaj pas shkarkimit,hakmarrje nga nano qe salihu e burgosi per politike dhe nje dore ja ka dhene ky avokati gjokutaj ish prokuror i serbit salih.Vetem ju lapsexhinjte e lapsit nuk e dini,por populli e di qe mbaron brenda vitit 2024

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *