• |
ide | kryesore

Si po përdoret drejtësia/ Gjykatat si sëpatë për copëtimin e opozitës

Arkiva, Kryesore, Lajme
vula berisha



Në harkun kohor të 7 ditëve, dy gjykatat më të rëndësishme të vendit, ajo e Lartë dhe ajo Kushtetuese,  janë zbythur nga detyrimet e tyre për të bërë drejtësi, duke i hapur rrugë procesit të nisur për linçimin e opozitës.

Këtë të mërkurë, tre anëtarë të Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi dhe pa praninë e palëve, vendosën të kthejnë në Gjykatën e Apelit sagën dy vjeçare, se cilit i përket e drejta e vulës së PD-së, shumicës me lider Berishën apo minorancës së papërfillshme të mbetur rreth Bashës. Teknikisht gjykatësit kanë gjetur shkelje procedurale të kolegëve te tyre të apelit dhe prandaj e kanë rikthyer aty dosjen.

“Kolegji konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë”, thuhet në vendimin e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.

Lexo me tej:

Asnjë surprizë nga Gjykata e Lartë, PD drejt 2025-s e përçarë 

Por historia është më e thjeshtë. Kjo lojë me delegim përgjegjësish mban prej fiks dy vitesh peng opozitën. Ndonëse disa mbështetës të Berishës për arsye propagandistike thirrën sot “fitore: duke argumentuar se pas gjykimit të sotëm i vetmi vendim në fuqi është ai i shkallës së parë që njeh grupin e rithemelimit si trashëgimtar të PD-së, situata nuk është edhe aq rozë. Sepse edhe ‘zvarritja” e sotme ka një qëllim: ajo nuk e lejon shumicën e demokratëve të marrin pjesë në zgjedhje me simbolet e tyre, të kenë komisionerë, kohën mediatike dhe financim publik që i njeh ligji. Pra shkurt dhe shqip, ajo që po bën gjykata me përcjelljen e dosjes nga shkalla e parë në apel, kthim në të parën dhe pastaj rikthim nga e larta në të dytën, është një lojë kungulleshkash rezultati i të cilës është penalizimi i opozitës reale. Gjykata e Lartë e kishte sot mundësinë të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë që njeh kongresin e rithemelimit në dhjetor 2021.

Ai kongres është vërtetuar publikisht edhe nga shifrat e zgjedhjeve të 6 marsit 2021 dhe 14 majit 2023, ku u pa qartë diferenca mes mbështetësve të Berishës dhe Bashës. Por këtë realitet nuk e sheh vetëm trupa gjyqësore e dalë nga reforma në drejtësi.

Me të njëjtin standard u soll një javë më parë edhe kushtetuesja. Mbi 30 deputetë opozitarë iu drejtuan asaj për një çështje që i përket ekskluzivisht kësaj gjykate: të shprehej nëse heqja (ose kufizimi) i lirisë së një deputeti, në këtë rast Sali Berishës, bëhej dot pa marrë më parë lejen e cënimit të imunitetit nga parlamenti.

Kushtetuesja hesht/ Berisha në dorë të SPAK

Pikërisht në 15 dhjetor, një grup prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit kërkuan në Gjykatën Kushtetuese interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, duke  parashtruar se ndaj Berishës janë vendosur masat shtrënguese “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit. Sipas grupit të deputetëve lindte nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës.

Andi Bushati: A mund të kthehet SPAK në vrasës të demokracisë?

Por Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha gjatë një konference për shtyp se kërkesa nuk plotësonte kriteret ligjore paraprake për pranimin e saj. Ajo argumentoi se grupi i deputetëve opozitarë, nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, me argumentin se ai nuk është subjekt në konfliktin e parashtruar mes SPAK-ut dhe kuvendit, pasi atij nuk i është marrë ndonjë kompetencë apo të jetë cenuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetencë.

Duke mos mbajtur qëndrim, as po, as jo me një shumicë flagrante, gjykatësit kushtetues e hoqën nga vetja këtë patate të nxehtë. Ata u fshehën pas faktit absurd se nuk i takonte 30 deputetëve të ankoheshin për këtë çështje duke i hapur kështu rrugë heqjes së imunitetit dhe arrestimit të liderit të opozitës Sali Berisha.

Pse SPAK po kërkon polici tek dera e banesës së Berishës

Pra të dyja gjykatat kryesore të vendit, që supozohet se ekzistojnë si diga ndaj padrejtësive, kanë hequr dorë nga roli i tyre duke rrëzuar çdo pengesë ndaj linçimit të opozitës, qoftë për arrestimin e Berishës, qoftë për lënien e PD-së të pazyrtarizuar.  Dhe po t’i shikosh dy vendimet e fundit në sfondin gati dy vjeçar të vendimeve që gjykatat e të gjitha shkallëve kanë marrë në dëm të opozitës reale, nuk është e vështirë të bindesh se i gjithë sistemi është shndërruar një një mjet lufte politike.

©Lapsi.al



30 Comments

  1. Spaku po zgjedh liderin e opozites.
    Nje qytetari nen hetim po i hiqet cdo e drejte vetem se eshte Berisha.
    Le te mbreterojne derrat hajdut te Ripjelles!
    Koha e tyre!

    1. Ambasada afgane ka nxjerr noi deklarate?
      Se na kan ca karin me parrulla e dokrra per zgjedhjet apo votime, drejtesia , forca e ligjit, demokracia, liria, fjala e lirë, miracle of freedom
      Etj dokrra pallavra
      Apo vari karin cna duhet, marrim noi lek se na duhet për amerikë si do bejme karrierë ne departament te shtetit pa mbush valixhet nga vende bananesh si shqipëria

    2. Ju ka dale boja o Ando me kot klithni si bisha te plagosura. Kjo statukuo politike qe e ka fillesen ne 41 e partise se jugosllaveve eshte drejt fundit dhe pikerisht nga SPAK i amerikaneve qe ju ka lemerisur.

    3. Lëre çfarë bën drejtësia sepse Berisha është i korruptuar deri në palcë, por shih që tani u mor vesh qartë përse Berisha nuk ka bërë më protesta që dy vite. Nuk e ndjek asnjë, përfshijë demokratët. Siç duket e paska ditur mirë, por u detyrua që ti bëjë ai përpëlitja e fundit e një kusari që pas 45 vitesh diktaturë, u vodhi shqiptarëve edhe demokracinë. Kësaj rradhe nuk ka më falje për të. Të gjithë e duan jashtë atë me gjithë mbështetësit e tij.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Vdeksh prej mllefi, 600 mijë vota, pa vulë, pa logo me të gjithë kurvat si ti, si ambasadorucët kurva, me qeveri me gjykata kundër e prapë se prapë nuk mund të gjendet asnjë fakt për ta akuzuar me fakte për korupsion.

        Show mw skapin u bë që debilat si ti, e që në fakt jeni shumë të mobilizoheni kundër rezikut Berisha me qëllim që ta mbështetni rilindjen edhe pse ekonomia e çdo familje të zakonshme. hiq zyrtarët e lartë, vjen çdo ditë e bëhet më e rënduar.

        Jam i sigurtë që ti idiot mezi e shtyn muajin, duke kursyer e duke mos bërë të paktën 1 javë pushime, por ti qorr e shikon të keqen te Saliu edhe pse edvini të vjedh,

        Mos të zëntë viti i ri!

  2. Qe vula i takon grupit te Lulzim Bashes eshte mese e qarte, edhe pse Berisha dhe Rithemelimi ka shumicen derrmuese te anetaresise dhe votuesve te PD. Kjo anetaresi dhe keta votues te Rithemelimit qe votojne Berishen duket se jane jashte kohe, ata nuk e meritojne qe te lejohen as te votojne dhe shpresojme qe shpejt do tu hiqet edhe e drejta e votes nese me kokefortesi vazhdojne te mbeshtesin Berishen. prandaj dhenia e vules dhe logos se PD -se z. Lulzim Basha do sherbente per dekurajimin e ketyre mbeshtetesve dhe forcimin grupit te Lulzim Bashes si opozite properendimore dhe konstruktive dhe ndoshta pas dy apo tre pale zgjedhjeve do te coje perfaqesuesit e vet ne parlament.

      1. Seanca tjeter pritet para fillimit të fushatës zgjedhore ne 2025.
        Pra rama do te jete i sigurt qe të mos e lër të garojë pd .

        Dihet që pd eshte me berishen , basha është pa struktura pa anetare dhe pa elektorat pa pa fare.

        Vend idiot skrahasohet me asnje vend ne europe jo e jo po as me asnje vend rajoni përveçse me vuçiçin por jo në këtë masë, me kqz me gjykata me prokurori. Vuçiç vjedh zgjedhjet si rama por jo në këtë masë bastarde të ramës

    1. Dhe ata qe votojne Ramen jane brenda kohe. Keta jane ne delir.
      Vend demokratik gjoja.
      Gjykohet vullneti i qytetareve ne menyre primitive.

  3. Vend kari
    Të cakton kryeministri kush eshte opozita
    Ska krahasim jo me usa e europen por as ne erdogan e as ajatollahet sbejne lodra me partitë dhe ligjin
    Vetëm vuçiç putini dhe llukashenko janë të krahasueshem

    Ore ambasade afgane e rruges se Qelbasanit, thotë noi gjë për demonracine në shqipëri apo u ka zon dajrja nga leket dhe sbi?!

    Se na kan care karin mr parulla , liria vota, demokracia drejtesia, gazetaria, ku karin jane apo edhe për këta e ka fajin saliu?

    Jo vetëm popull kurvë por edhe miqtë tanë amerikanë të administrate se Bidesë paskan qenë super kurva

  4. Kjo pra është drejtësia
    “e re”!!! Të shikosh të gjitha këto struktura ligjore në fuqi unison për të goditur opozitën dhe opinioni ndërkombëtar hesht është vërtet tragjike. Nuk e kuptoj për votimet në Serbi reaguan menjëherë e per Shqipërinë asnjë reagim. Vënd i Natos dhe nuk reagohet !!! Këtu është instaluar diktatura e sta gojë kyçur!!

    1. Edhe tirqia vend i natos eshte ndersa arabia saudite eshte aleati kryesor i usa në lindjen e mesme.

      Dokrrat e sovjetike të ripaketuar si progresiste amerikanë

  5. Aramiku i popullit
    Partia demokratike Duhet te nderoje emron
    Ajo duher te quhet PKSH e shqiperise dhe Rrilindja SocjaLoste
    Ne shqiperi ska parti demokratike
    Dhe as Demokrcl

  6. Bushati eshte nje cope injoranti qe ka mbaru per italisht (nipi Hysniut helbete) dhe per me teper nuk ka punu asnje dite ne shtet apo ne drejtesi. Gjithsesi kjo nuk e pengon idiotin te shkruaj me gabime ortografike si me poshte:

    Gjykata e Lartë e kishte sot mundësinë të linte në fuqi vendimin e shkallës së parë që njeh konkresin e rithemelimit në dhjetor 2021……

  7. viti 1994, përkon me ardhjen e Fatmir Mediut nga Fieri në Tiranë. Më 1994 Shkëlzeni ishte 15 vjeç dhe në atë moshë një adoleshwnt nuk ka ndonjë dëshirë të njihet me Fatmir Mediun, edhe pse mund ti pëlqente si mashkull simpatik. Ka pas mundësi më të mëdha për të kaluar adoleshencën se sa shoqëria me Mediun.Kur vendim eshte pro salihut gjykatat lavderohet po nga salihu,ne kunderten salihu te hyn deri te krevati te nxjerr dhe stergjyshin komunist fashist kulak etj.revolucioni demokratik vazhdon por lider i tij tani do jete shkelzeni i syrit

  8. Portali i familjes Berisha sulmon “Reuters”: O zaroshë të Edi Ramës, merrni shembull nga ne si bëhen lajmet,po rreshqet si serbi salih dhe serbi vucic te dy kane te perbashket milloshevicin,salihu e ka takuar ne oher milloshevicin,vucic i ka sherbyer me vite,salihu iku per lesh,vucic drejt ikjes.

  9. Ai ka kuptuar se janë orët e fundit. Fakti që shkoi sot në shtëpi është njësoj si çdo qenie tjetër humane, e cila e di ku e ka fundin. Me këtë rast, i vuri kryq edhe thashethemeve se do të pushtojë zyrën. Ai sot ka shkuar për t’u ngujuar në shtëpi si i arrestuar. Dhe la porositë e fundit, tha që nuk jam më. Ai e di që nuk do të jetë kurrë më jashtë burgut. Ka një kohë të gjatë tani brenda në arrest. Është duke paguar një gjë të madhe që i ka ndodhur Shqipërisë në pushtetin e tij”

    1. Je një idiot, lum familja për ty, biles edhe lum Shqipëria, se ka shumë si ti jemi vendi më mut i ballkanit

  10. Drejtesia po funksionon si kurre me pare. SPAK-u eshte nje nga gjerat me te mira qe i ka ndodhur vendit ne 100 vjet.

    Lapsi eshte organi i familjes non-grata. Asnje shkrim ketu nuk ka lidhje me gazetarine apo analizen. Jane thjesht deklaratat e non-grates por te shkruara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *