• |
ide | kryesore

Asnjë surprizë nga Gjykata e Lartë, PD drejt 2025-s e përçarë

Arkiva, Kryesore, Lajme
Gjykata



Teksa shpresa e fundit e demokratëve për ti dhënë fund konfliktit dy-vjeçar për logon e PD-së ishte tek Gjykata e Lartë, kjo e fundit nuk dështoi ti zhgënjente.

Gjykata e Lartë vendosi sot që çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike ta kthejë për rigjykim në Gjykatën e Apelit, duke u marrë kështu me procedurat e gjykimit nga ana e Apelit.

Sipas Gjykatës së Lartë, Gjykata e Apelit nuk u ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve, ndërkohë që ka marrë në shqyrtim çështje, të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit.

Gjykata e Lartë vendosi “prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me një trup tjetër gjykues”. 

Me këtë vendim apatik, Gjykata e Lartë jo vetëm që nuk zgjidhi ngërçin dhe përplasjet brenda Partisë Demokratike, por ktheu një vit prapa përplasjen Berisha-Basha për PD-në.

Kalvari gjyqësor për logon dhe selinë e Partisë Demokratike

Konflikti për logon dhe selinë e Partisë Demokratike nisi pas 21 marsit të vitit 2022, kur Lulzim Basha dha dorëheqje si kryetar i PD-së dhe vendin e tij e zuri Enkelejd Alibeaj.

Më 25 mars të 2022, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë e njohu si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe të gjitha vendimet që u morën prej tij. Ky vendim u apelua nga Enkelejd Alibeaj, si kryetar i përkohshëm i Partisë Demokratike.

Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryteari i përkohshëm Enkelejd Alibeaj dha gjithashtu dorëheqjen. Por fraksioni i tkurrur i Bashës në PD nuk hoqi kurrë dorë nga dëshira për të marrë drejtimin e PD-së.

Dhe në mars 2023, Gjykata e Apelit e shpërbleu grupin Basha duke vendosur që ta kthejë për rigjykim çështjen e PD-së në Gjykatën e shkallës së parë.

Rrjedhimisht, strukturat drejtuese të PD mbetën ato që u zgjodhën në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Lulzim Basha.

“Rithemelimi” i Sali Berishës ankimoi çështjen në Gjykatën e Lartë, me shpresën se kjo gjykatë do të shihte atë që sheh çdo shqiptar, se anëtarët dhe votuesit e PD-së zgjodhën të rreshtoheshin masivisht ndaj Berishës dhe jo Lulzim Bashës.

Edhe pse prishja e vendimit të Apelit nga Gjykata e Lartë njeh teorikisht Sali Berishën si drejtues të PD-së, ky i fundit lexon përtej kësaj mini-fitoreje.

Sali Berisha tha se Gjykata e Lartë “nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë vendimin e Apelit”. 

Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha deklaroi Gjykata e Lartë është një vegël në duart e kryeministrit Edi Rama.

Berisha e di se ky vendim i Gjykatës së Lartë sot vetëm sa zvarrit PD-në dhe e çon të përçarë e pa logo në zgjedhjet e ardhshme, që janë më pak se 1 vit e gjysëm larg. ©LAPSI.AL 

Për më shumë video si kjo bëjini një like faqes Lapsi Videos në Facebook 



6 Comments

  1. Kot lodhen te dy palet, me apo pa Berishen dhe me apo pa Bashen PD-ja eshte parti e vdekur, e djathta shqiptare (per aq sa mund te quhet e djathte se vetem ne emer eshte) dhe ajo qe mund quhet opozite nuk ka per te ardhur kurre me ne pushtet. Ata qe me te drejte nuk e durojne dot pushtetin e Rames/Skenderbeut/Ismail Qemalit (ata qe mund te quhen opozitare ose te djathte) jane te lodhur nga pritja e perjeteshme qe Shqiperia vend te behet nje vend normal europian dhe jane duke ikur perdite, delet e Partise do ngelen aty dhe vendin e shiptareve qe ikin do ta zene arabet, indjanet dhe afrikanet. Eksperimentim ne shkalle te gjere i is asaj qe quhet zevendesimi i madh i popullsise ne Europe

  2. Pse nuk protestoje kur u vodhen zgjedhjet, po u kujtove tani qe po te preket pasuria e familjes?

    Familja non-grata po behet cope per parate e veta sepse mund tju sekuestrohen milionat e vena me krime dhe korrupsion. Ata pak qe e ndjekin pas jane te aferm te familjes non-grata ose fatkeqe pa dhembe qe nuk kane si ta shtyjne diten.

  3. Ambasada afgane ka nxjerr noi deklarate?
    Se na kan ca karin me parrulla e dokrra per zgjedhjet apo votime, drejtesia , forca e ligjit, demokracia, liria, fjala e lirë, miracle of freedom
    Etj dokrra pallavra
    Apo vari karin cna duhet, marrim noi lek se na duhet për amerikë si do bejme karrierë ne departament te shtetit pa mbush valixhet nga vende bananesh si shqipëria

  4. viti 1994, përkon me ardhjen e Fatmir Mediut nga Fieri në Tiranë. Më 1994 Shkëlzeni ishte 15 vjeç dhe në atë moshë një adoleshwnt nuk ka ndonjë dëshirë të njihet me Fatmir Mediun, edhe pse mund ti pëlqente si mashkull simpatik. Ka pas mundësi më të mëdha për të kaluar adoleshencën se sa shoqëria me Mediun.Cfare mbolli salihu ate po korr revolucioni demokratik i shpellkareve maloke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *