• |
ide | kryesore

Vendoset fati i opozitës, mbahet sot gjyqi për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe vulën e PD-së

Lajme, Të fundit



Dy gjyqe që do të vendosin fatin e opozitës do të zhvillohen ditën e sotme. Nga njëra anë do të mbahet gjyqi për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa në anën tjetër pritet të zhvillohet në Gjykatën e Lartë  seanca për çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Pala mbrojtëse e Berishës, kërkoi një ditë më parë përjashtimin nga procesi të gjyqtares Irena Gjoka, duke dorëzuar provat e shkarkimit të saj në shkurt të 1996 nga KLD.

Çështja e vulës do të fillojë në orën 09:00, ndërsa seanca gjyqësore në GJKKO do të nisë në 11:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.



2 Comments

  1. Kushdo që ka patur dyshim për arsyen e vërtetë të përndjekjes së Sali Berishës, mjafton të lexojë këtë pasazh nga paçavurja e sotme e SPAK-ut, ku kërkohet dënimi i Berishës:
    “me masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ … si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.”

    Pra, qëllimi i SPAK-ut dhe boratëve nuk është as ish-kompleksi Partizani (Borati si kryetar bashkie bëri batërdinë duke zaptuar çdo terren sportiv të mundshëm në Tiranë) dhe as e ashtuajtura “çështje e korrupsionit qeveritar” për të favorizuar familjen e dhëndërit nga ana e Berishës.

    Qëllimi i SPAK-ut është ta lërë Shqipërinë pa opozitë dhe shqiptarët nën regjimin më më kleptokrat, më të papërgjegjshëm dhe më antishqiptar që ka njohur ndonjëherë ky vend.

    Të protestosh sot kundër Boratit dhe boratëve nuk mbron Sali Berishën, por demokracinë dhe lirinë e shqiptarëve.

    Kush nuk e kupton këtë, do të mbajë nesër një pjesë të përgjegjësisë historike për rivendosjen e diktaturës në Shqipëri.

    Koha për veprim është sot!

  2. Lumturia mizore e kriminelëve të ‘Frontit të Qelbësirave’
    Nga Enver Bytyçi – 08:47, 27/12/2023

    Të gjithë mizorët, kriminelët, drogaxhinjtë, kontrabandistët, PPP-istët, strategjik-istët, banditët, pra, të gjithë ata, të cilëve me mburrje Rilindja u thërriste me emrin „qelbësira“, janë bashkuar si kurrë më parë në masturbimin e madh e të gëzueshëm kundër Sali Berishës. Të gjithë janë në festë! Nuk festojnë Krishtlindjet e as Vitin e Ri! Festojnë fitoren e hakmarrjes, izolimin fizik të Doktorit!

    Polici do të jetë te dera e shtëpisë së tij, thonë prokurorët, dhe me siguri që këtë do të bëjnë gjykatësit e përfshirë në festën e qelbësirave!

    Lumturia mizore e mizorëve është shkalla më e lartë e anti-humanizmit. Aleksandër Leo Freundlich shkruan në librin e tij “Golgota shqiptare”, botuar në Leipzig në vitin 1913, se gjatë Luftës së Parë Ballkanike oficerët serbë mblidheshin në mbrëmje dhe festonin e deheshin nga alkoli për masakrat kundër shqiptarëve.

    “Hakmarrje kundër shqiptarëve”! – Ishte parulla që përdornin ata. Mburreshin edhe për therjen e grave shtatzëna. Ky lloj sindromi është në genin e qelbësirave, nëse i referohemi ambasadorit tonë në vendin më demokratik të botës, i cili pikërisht për këtë gjetje u bë ambasador!

    Po sot?! Pse hakmarrje kundër Sali Berishës?! Sepse për rilindasit, pasues të bllokut e të bllokmenëve të diktaturës, Sali Berisha është autori dhe faktori kryesor që rrëzoi nga pushteti etërit dhe gjyshërit e rilindasve. Sepse humbja e pushtetit ishte për ta një tragjedi e pafalshme dhe për këtë ata fajësojnë pikërisht Berishën. E patën premtuar këtë që kur ishin në opozitë. Ndaj dhe vendosën që herën e dytë ose të tretë, si të doni thoni, t’ia “tregojnë vendin” atij. Ta izolojnë, ta mbyllin në shtëpi, madje me polici te dera e saj. Të mos e lejojnë të takohet me askënd, as me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qëllimi: – Të kontrollojnë gjithçka mund të thotë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Dhe duke njohur këtë komunikim të ndërtojnë strategjinë e dhunës që pason kundër tij!

    Dikush në kupolën e Rilindjes ditën e heqjes së imunitetit në parlament për liderin demokrat citonte Shekspirin tek shkruante: “S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”! Aq natë e pafund u është dukur koha e mos-eliminimit të Sali Berishës këtyre kërmave që vetë-quhen qelbësira! Natë shumë e gjatë, 33 vjeçare! Natë dekadash pa gjumë, pse Berisha është gjallë e merr frymë! Natë që duhej të kishte mbaruar e duhej të ishte harruar! Dhe sentenca pasuese: – Natë që beson se e përmbylli autorkrati Edi Rama! Gjurmët e urrejtjes më mirë se shfaqen e shprehen në këtë pohim apo citim të Spiropalit, nuk do të kishte mundur t’i artikulonte as vetë djalli!

    Duket sikur deri më sot rilindasit “paskan jetuar në ferr”, në errësirën e munguar për shkak të ekzistencës edhe fizike të Sali Berishës! Kjo është arsyeja e izolimit me roje policore te dera e shtëpisë. Sepse nga pikëpamja juridike nuk mund të gjesh asnjë shkak tjetër. Sali Beriaha nuk është i pandehur, është person nën hetim. Sali Berisha nuk mund të prishë prova, sepse prova nuk ka. Sali Berisha nuk ikën nga vendi, këtë e tha edhe prokurori në komisionin e mandateve.

    Ndërkaq lexova dhe një koment të Imer Mushkolaj me titull “Një fund pa lavd për Sali Berishën”, botuar në gazetën Express të Kosovës. Autori merrej dhe elaboronte artikujt e gazetave të Rilindjes dhe Partisë Socialiste në këto 33 vite, me lufte, urrejtje e hakmarrje kundër tij! Pra i bashkohej korit të qelbësirave, pa ditur asgjë as për personin në fjalë dhe pa kuptuar esencën e gjithçkaje që ndodh. Ajo që po ndodh me Sali Berishën u ka ndodhur me dhjetra politikanëve në botë e në Europë, të cilët janë rikthyer me lavdi. Kjo do të thotë se janë veprat ato që i lartësojnë ose i ulin figurat e mëdha. Asnjë historian dhe asnjë tekst historie nuk do të mundet ta mënjanojë faktin se Berisha ishte i pari nga udhëheqësit e ish-lindjes komuniste që kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO (1993)! Askush nuk do të mund të mohojë se ishte Sali Berisha i vetmi udhëheqës politik shqiptar i kësaj periudhe që u prit dy herë me ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe që solli për vizitë, i pari, një president amerikan në detyrë! Askush nuk do të mund ta mohojë faktin se me Sali Berishën në krye të shtetit ose ekzekutivit Shqipëria u pranua në Këshillin e Europës dhe në NATO, se Shqipëria nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe arriti liberalizimin e vizave!

    Fundi pa lavdi u takon vetëm atyre udhëheqësve që nuk kanë lënë vepra. Ndërsa Sali Berisha ka lënë të tilla pa fund siç janë infrastruktura dhe Rruga e Kombit! Fundi pa lavdi u takon mashtruesve dhe intrigantëve që shesin territoret për pushtetin e tyre! Imer Mushkolaj nuk do që t’i dijë këto fakte dhe argumente. Ai beson, siç besonin njerëzit në diktaturë, se po të arrestohesh, automatikisht edhe duhet të dënohesh. Pra nuk e njeh prezumimin e pafajësisë si detyrim në demokraci! Imer Mushkolaj i është nënshtruar, në këtë rast, njësoj si rilindasit e Edi Ramës pasionit të hakmarrjes dhe urrejtjes! Fatkeqësisht ka nga këto ligësi edhe në Kosovë!

    Lumturia që ndjejnë rilindasit dhe simpatizantët e tyre kudo, përfshirë Kosovën, është dhe do të jetë e përkohshme! Në këtë rast duhet thënë se nata për Sali Berishën është e shkurtër. Një person mund të merret peng. Por fjala e lirë jo! Në fakt nuk po arrestohet Sali Berisha, po linçohet dhe eliminohet një zë i lirë, i fuqishëm e me ndikim opozitar. Megjithatë unë mendoj se e gjitha kjo që ndodh, ka edhe përgjegjësinë e Sali Berishës. Sepse Berisha, ndryshe nga Rama, erdhi në pushtet më 2005-ën me premtimin për të ndëshkuar krimin e korrupsionit dhe i fali të gjithë të korruptuarit e qeverisë së socialistëve. Ngriti grup hetimor parlamentar për 20 përqindëshin e Edi Ramës në lejet e ndërtimit dhe u tërhoq. Ndryshoi kushtetutën nën kërcënimin e Ramës për mos-marrje pjesë në zgjedhjet e 2009-ës. Ndërkohë që Rama sot po kthen monedhën në mënyrën e vet e në modelin e paraardhësve të tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *