• |
ide | kryesore

Video/ Milan nën presion, Ibrahimovic konsulent… nga plazhi: çfarë akrobacie në Majemi!

Sport, Video
Ibrahimovic



Pikërisht 4 vite më parë, më 27 dhjetor 2019, Zlatan Ibrahimovic njoftoi rikthimin e tij në Milano. Një herë e dytë me kuqezinjtë që do t’i hapte rrugën titullit të 19-të të kuqezinjve. Tani suedezi është një konsulent ‘i thjeshtë’ për klubin milanez. Gerry Cardinale e dëshiron suedezin të përfshihet me fort në zhvillimet e klubit. Sigurisht, ka një vello misteri rreth rolit të Ibrahimovic. Të premten e kaluar ish-sulmuesi ishte në Salerno me ekipin, por nuk do të jetë kështu më 30 dhjetorin e ardhshëm. Ibra do të mungojë në Milan-Sassuolo, pavarësisht periudhës delikate të përjetuar nga Calabria dhe shokët e tij. .

Zlatan është në Majemi këto ditë. Ai ka dashur ta bëjë të ditur vetë destinacionin e tij, duke postuar një video që e portretizon atë në plazh. Ajo që tërheq vëmendjen është rovjeshatë perfekte e tij, pak metra nga deti, në kujtim të kohëve të arta. 42-vjeçari nga Malmoe, nuk do të jetë gjithë kohën me grupin e ekipit si shpresonin tifozët, për të kthyer një sezon që ka marrë një kthesë të keqe. Stërvitja e Milan rifilloi dje pas pushimit të shkurtër të Krishtlindjes e Ibra është në Majemi.

Lexo më tejMilan, rikthimi i Ibrahimovic është zyrtar: ja roli që do të ketë suedezi në shoqëri

Sidoqoftë, është e mundur që Ibra të mund të mos i thoshte jo impenjimeve të marra që para fitmës me RedBird. Megjithatë, ka kohë për ta parë sërish në Milanello. E kush e di nëse mbështetja e tij do të jetë më konstante në merkato, duke qenë se lëvizjet në funksion të dritares së dimrit tashmë kanë nisur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *