• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë mban zvarrë opozitën/ Kthen në Apel vulën e PD

Lajme, Të fundit
Gjykata



Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e PD.

Vendimi i plotë:

Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për tu informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë sa më poshtë :

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, me vendimin nr.3, të datës 25.03.2022, ka vendosur:

“1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimit te Kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1, dt.11.12.2021 me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Vendimin nr 2, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 3, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 4, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 5, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 6, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 7, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit.

Në datë 04.04.2022, kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me të cilin është kërkuar :

“Prishja e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, datë 25.03.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese”.

Ne lidhje me ankimin e mësipërm është shqyrtuar në Gjykatën e Shkallës të Parë “Disponimi i ankimit” dhe me vendimin nr. 508 Regj. Them, datë 22.04.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtare Blerina Muça ka vendosur:

“- Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në datë 16.05.2022, u depozituan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë :

(i) Apel kundërshtues në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, me të cilin është kërkuar mospranimi i ankimit të bërë nga Z. Enkelejd Alibeaj datë 04.04.2022;

(ii) Ankimi në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, kundër vendimit nr. 508 Regj. Them, datë 22.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin kërkohet prishja e këtij vendimi, duke vendosur mospranimin e ankimit të palës ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, të përfaqësuar nga nënkryetari Z. Enkelejd Alibeaj, ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Çështja në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u shqyrtua sot më datë 03.03.2023 ora 11:00. Trupi gjykues përbëhet nga : Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë z. Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, trup gjykues i caktuar me shortin elektronik të datës 03.02.2023.

Që në fillim të seancës gjyqësore, pala kërkuese përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit parashtroi si kërkese paraprake kërkesën për mopranimin e ankimit të paraqitur nga PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak mungese legjitimimi në paraqitjen e ankimit. Sipas kësaj kërkese të palës krkuese, ankuesi PDSH , përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, nuk ka të drejtë për të bërë ankim dhe për të qënë pjesë e procesit gjyqësor.

Kundrejt këtij pretendimi, përfaqësuesi i ankuesit PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim u shpreh se tërheq të drejta në këtë proces gjyqësor dhe i takon të bëjë ankim ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Sipas nenit 15 të Ligjit ‘Për partitë politike”.

Trupa gjykuese u tërhoq për të marrë vendim të ndërmjetëm dhe pas konsultimit, u vendos që në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata do të shprehej pasi të shqyrtonte ankimin dhe apelin kundërshtues.

Në vijim të seancës, pati debat gjyqësor duke paraqitur parashtrime shtesë me shkrim dhe realizuar pyetje palët ndaj njëra-tjetrës.

Pala kërkuese e këtij gjykimi PDSH përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit kishte ushtruar njëkohësisht apel kundërshtues dhe gjithashtu ankim ndaj vendimit për disponimin e ankimit nr. 508 Regj.Them, datë 22.04.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Në përfundim pala kërkuese kërkoi: Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ose rrëzimin e ankimit.

Pala ankuese PDSH përfaqësuar nga Nënkryetari Enkelejd Alibeaj me autorizim kërkoi: Prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 dhe pushimin e gjykimit ose në alternativë, prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore znj. Elona Mihali dhe anëtarë z.Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, me unanimitet, me vendimin nr. 44, datw 03.03.2023, vendosi:

Mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.

Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, 03.03.2023/ GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM



19 Comments

  1. Gjyqesor i kapur koke e kembe nga ekzekutivi. Luan ping pong me kundershtatet politik te patrise ne pushtet

    1. Rrezoi vendimin e apelit qe rrezonte zhukrin, dhe te gjykohet nga trupe tjeter.
      Varavingo per efekt të ramës

  2. Shkurt nje varavingo idiote duke interpretuar ligjet sipas qejfit te kryeministrit. Kjo eshte drejtesia e re qe e deshem aq shume

  3. Vula i takon shumices.

    Te bejne nje kuvend, te mblidhen te dy krahet, te votojne. Kush ka shumicen, te marre vulen. Kjo eshte Demokracia.

    Na lodhen me keto karlliqe! Race zvaranikesh!

  4. Idjote jane keta gazetaret e Lapsit qe publikojne Vendimin e Apelit!
    Vetem po te shohesh daten 03.03.2023 duhet te kuptosh qe nuk eshte vendimi i sotem!
    Gjykata e Larte vendosi ne favor te Sali Berishes!
    FITORE!

  5. Berisha është strateg ka qenë e mbetet, ai do ta nervozojë edvinin derisa të bëjë ndonjë gafë, apo duke shpresuar te ndonjë skandal tjetër ndërkombëtar,

    Edvini e ka të humbur është çeshtje kohe!

    Bravo doktori!

  6. Eshte e cuditshme se si Gjykata e Larte nuk merr vendim perfundimtar se kujt duhet ti mbetet vula

    kur kjo gje eshte mese e qarte se duhet ti mbetet Lulzim Bashes, pavaresisht se sot per sot Basha

    me te tijte nuk ka elektorat dhe elektorati i PD eshte me Berishen dhe Rithemelimin. Por duke pasur

    institucionet demokratike , drejtesine dhe SHBA me vete dhe kunder rithemelimit ky elektorat mund

    te ndryshoje, nje pjese do te ndyshojne mendje nga halli dhe do shikojne interesin dhe shumica e

    perkrahesve te rithemelimit duke qene nen presionin e qeverise dhe te kushteve te perkeqesuara

    prej saje, do te largohet nga vendi dhe keshtu PD e Bashes do te kthehet ne shumice brenda opozites.

    Organet e drejtesise se dale nga reforma e mbeshtetur nga aleati yne strategjik duheet ti prije ketij

    procesi te eleminimit sa me pare te opozites se rithemelimit si nje opozite destruktive dhe

    ngjizjes dhe konsolidimit te opozites se bashes si nje opozite properendimore, konstruktive dhe pse

    jo edhe proqeveritare. Kur kete qeveri e perkrahin aleatet tone strategjik perse te mos e perkrah

    edhe opozita. Kjo qe po ben Sali Berisha dhe rithemelimi eshte pikerisht e kunderta, kerkon te rrezoj

    qeverine e te vije mne pushtet vete.Kjo eshte skandaloze sidomos sot kur situata gjeopolitike eshte

    me [probleme nga konfliktet ne Ukraine e lindjen e Mesme.

  7. Drejtesia e re e imponuar nga ShBA …eshte drejtesia e Partise ne pushtet …per kete paguan taksapaguesi amerikan dhe europiane per te kthyer Shqiperine ne nje model per ta peehapur ne vendet e tjera…..neodiktaturat e majta qe po I zene frymen gjithe globit….SI duket distemit I ka erdhur fundi….keshtu bien sistemet…..sekse kjo klase politike qe sot ne bote perfaqesohet nga e majta eshte tmeresisht e korupruar duke vjedhur taksat e popullit ..

    1. Seanca tjeter pritet para fillimit të fushatës zgjedhore ne 2025.
      Pra rama do te jete i sigurt qe të mos e lër të garojë pd .

      Dihet që pd eshte me berishen , basha është pa struktura pa anetare dhe pa elektorat pa pa fare.

      Vend idiot skrahasohet me asnje vend ne europe jo e jo po as me asnje vend rajoni përveçse me vuçiçin por jo në këtë masë, me kqz me gjykata me prokurori. Vuçiç vjedh zgjedhjet si rama por jo në këtë masë bastarde të ramës

    2. CIFUTET PO VRASIN FEMIJE LIVE E TE GJITHE BEJNE SEHIR
      E NE FLASIM PER DEMOKRACI LIRI TE DREJTAT E NJERIUT SHPETIMI I JETES ETJ

  8. O cara keni publiku vendimin e Apelit dhe jo te sotmin e Gjykates se Larte qe le ne fuqi Berishen si Kryetar te PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *