• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga plagosja e 26-vjeçarit në Fier, pse qëlloi polici

Arkiva, Lajme, Të fundit
shkodër, Fier



Zbardhen detaje nga ngjarja e mbrëmjes të së enjtes në qytetin e Fierit, ku një efektiv policie pjesë e patrullës, u detyrua të qëllojë me armë në kushtet e vetëmbrojte, duke plagosur në këmbë 26-vjeçarin Daniel Braçe.

Daniel Braçe ka qëlluar me grushte në fytyrë, efektivin e policisë Shkëlqim Jahelezi, pasi ky i fundit i refuzoi të riut të thyente postbllokun e ngritur për mbarëvajtjen e një koncerti në Fier.

Ky është bërë shkaku, që efektivi Shkëlqim Jahelezi, është detyruar të përdorë armën e shërbimit, duke plagosur në këmbë 26-vjeçarin Daniel Braçe, duke e lënë të plagosur.

Sipas policisë, 26 vjeçari në vendin e quajtur “Ish Globi”, në qendër të qytetit të Fierit, ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar nga policia, për shkak të zhvillimit të një koncerti festiv.

Ai është afruar me një automjet tip “Volksvagen”, duke tentuar të futet mes trupës së shërbimit të policisë, por efektivët nuk e kanë lejuar.

Në këto çaste Braçe ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me grushte efektivin e policisë Shkëlqim Jahelezi.

Efektivi, në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar me armë në drejtimt të 26-vjeçarit duke e plagosur në këmbë.

Ndërkohë, vetë efektivi Jahelezi, ka marrë plagë të shumta në fytyrë për shkak të goditjes me grushta nga 26-vjeçari.

Të dy, si efektivi ashtu dhe Daniel Braçe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa agjencia e mbikëqyrjes policore ka nisur hetimet për ngjarjen, teksa deri më tani nuk është ndaluar askush.

Daniel Braçe është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2019, ai u përfshi në një plagosje me armë, ku në spitalin e Fierit, i rrëmbeu armën e shërbimit një efektivi, duke plagosur me armë babain e dy vëllezërve, me të cilët ishte përfshirë në një konflikt në Levan.



5 Comments

  1. Ta postojme ketu komentin se te ato te rilindjes ste lejojne me urdher te Taos. Kjo eshte nje ngjarje shume here me e rende se cpo i jepet ze ne media. Ne asnje menyre nuk mund te vetembrohet me arme zjarri ndaj grushtave nje efektiv policie. Edhe vendi me brutal per dhunen e policise ndaj qytetareve si USA nuk qellojne me arme nese e shohin se ti je agresor i parmatosur. Kane shkopinj gome, tazer elektrik, spraj djeges por kurrsesi arme zjarri. Ky eshte skandal i permasave te atij ne Don Bosko. Policia vazhdon e tregon qe ka njerez te papergatitur dhe duhet me patjeter tu hiqen armet e zjarrit. Nuk ka arsye pse ti mbajne. Si ne angli edhe ketu policet nuk duhet te kene arme zjarri perderisa nuk i lejohet as qytetareve qe te pajisen me arme.

  2. Kush shkon te grushtoi policin se nuk i hap rrugen meriton plumbin ballit jo ne kembe.
    Mos i gatarro gjerat o toc kukulle, rasti i Don Boskos apo ai i Rruges se Dritan Hoxha (ne kohen e karantines) jane komplet gje tjeter. Ne kete rast polici ka vepruar mese drejte.

    1. Sipas ligjit nuk ka vepruar drejt pasi ka tejkaluar kushtet e vetembrojtjes. Fakti qe fyeni do te thote qe jeni i prekur dhe me shume mundesi jeni vete polic. Te gjithe policet e 10 viteve te fundit kane pasur nje rezultat prej 30% te pikeve ne testin e kolegjit te policise. Kjo tegon me se mire se cfare injorantesh jane dhe se kurrsesi nuk dubet te mbjane arme zjarri. Te mos flasim pastaj per bisedat e pafund qe kane ne aplikacionet e perdorura nga krimi si dhe faktin qe asnjeri se kalon dot vetingun. Po ska gje se 1 milion lek ne muaj po i marrin ja keshtu kot duke shkrepur arme kur tu teket.

      1. Kam icik rrespekt per veten une prandaj nuk behem kurre Polic.
        Une nuk te ofendova, ti ofendon veten nese krahason kte funderrinen e Fierit me ato fakiret e tjere qe ka vrare policia.
        Nese polici nuk mbron dot as veten e vet a e imagjinon dot sa i zoti eshte me mbrojte qytetaret???
        Koto gjerat e tjera qe thua ti jane totalisht budallalliqe dhe skane lidhje fare me temen. Zdo mend qe nje pjese e mire e policise jane te inkriminuar, por kjo nuk do te thote qe ne duhet te mbeshtesim gangsterret qe rrafin policat!
        Shko provo dhe rrif nje polic ne Amerike apo ne Gjermani ti dhe do ta shikosh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *