• |
ide | kryesore

Nga paralajmërimi i Ramës për “non grata” tek arrestimi i Berishës (kronologjia e plotë)

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndalimi i komunikimit me personat jashtë familjes është respektuar nga Sali Berisha si pjesë e vendimit të gjykatës speciale. Kjo masë, që i shtohet arrestimit dhe izolimit në shtëpi nën mbikqyrjen policore, i ka dhënë një goditje të fortë formacionit politik që ai drejton.

Kjo u pa edhe sot, kur një grup simpatizantësh u grumbulluan poshtë shtëpisë së Berishës, për t’i dhënë mbështetje me brohorima dhe thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

E vetmja gjë që mund të bënte Berisha ishte të dilte në dritare për të përshëndetur simpatizantët me dy gishta dhe me dy flamuj me logon e Partisë Demokratike.

Vetë ai nuk foli, pasi kjo i ndalohet me vendim të gjykatës speciale. Berisha dha një mesazh në Facebook, kur shpërndau filmimet e mësipërme me mbishkrimin “Duke përshëndetur luftëtarët e lirisë në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së drogës, krimit e korrupsionit”.

Komunikimin me demokratët e mori përsipër e bija, Argita Berisha. “Asnjë diktator nuk i përballet dot shpirtit tuaj të lirë. Nuk ka pranga sistemi që mund të burgosin lirinë tuaj. Ju jeni misionarët e kësaj lufte, që nga kjo rrugicë, do të shtrihet në të gjithë rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë” tha Argita Berisha që më pas iu bashkua tubimit.

Lexo edhe: Historia e plotë/ Arrest dhëndrit dhe detyrim paraqitje Berishës për “Partizanin”

Lexo edhe: Video/ Deklaratat kur Rama kërkonte nga SPAK goditjen e Berishës

Me Berishën të arrestuar, formacioni politik që ai udhëheq gjendet në udhëkryq. Prej vitesh disa ngjarje i kanë dhënë opozitës goditje të forta, që në të njëjtën kohë kanë forcuar pushtetin e Ramës.

Paralajmërimi i Ramës në 31 Janar 2019

Deklarata e Ramës që erdhi në formën e një pyetjeje provokuese në parlament ishte e papritur në seancën e fillimvitit 2019. “Kam një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali ti a e kapërcen dot oqeanin me dash?” ishte pyetja e kryeministrit Rama që dukej se dinte diçka më shumë se të tjerët. Rama e la me aq paralajmërimin e tij, por u deshën të kalojnë dy vite që kjo pyetje të merrte përgjigje.

Kallëzimi në SPAK për Sali Berishën në nëntor 2020

Padia për privatizimin e kompleksit Partizani u dorëzua në SPAK në 17 Nëntor të vitit 2020 nga Taulant Balla, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Sipas kallëzimit, Sali Berisha kishte shpërdoruar detyrën për privatizimin e kompleksit dhe përfitimet ishin të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Për 3 vjet, Berisha nuk u mor asnjëherë në pyetje.

Humbja e PD në zgjedhjet e 25 Prillit 2021

Partia Demokratike humbi zgjedhjet në 25 Prill 2021. Partia Socialiste fitoi 74 mandate e vetme, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët morën 59 mandate. LSI mori 4 dhe PSD 3.

Shpallja non grata nga SHBA në 19 Maj 2021

Ndërsa Partia Demokratike nuk e kishte marrë ende veten nga humbja diskutohej nëse duhej ndjekur rruga e protestave apo ajo e pranimit të rezultatit. Në Maj, Departamenti i Shtetit e shpalli Sali Berishën non grata për korrupsion madhor. Ish-kryeministri kërkoi prova për korrupsionin e supozuar dhe tha se do të bënte padi ndaj sekretarit të shtetit, Entoni Blinken.

Rizgjedhja e Bashës kryetar i PD më 14 Qershor 2021

Lulzim Basha hapi garën për kryetar të PD-së dhe konfirmoi veten në krye pas një procesi që u zhvillua në qershor. Berisha nuk mbajti një qëndrim pro tij në fushatë, por as e kundërshtoi procesin. Pas zgjedhjes si kryetar Lulzim Bashës iu kërkua me ngulm përjashtimi i Sali Berishës nga PD nga ambasadorja Juri Kim.

Përjashtimi i Berishëës nga Basha, 9 Shtator 2021

Ndërsa amerikanët i kishin lënë afat të merrte një vendim, Lulzim Basha shpalli përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike. Ai tha se nëse nuk do ta merrte një vendim të tillë, për Berishën dhe familjen e tij do të kishte pasoja akoma më të mëdha dhe se çështja e non gratës ishte personale e Berishës, ndaj duhej zgjidhur si e tillë.

Lufta për Vulën e PD

Me një numër deputetësh besnikë që tërhoqi nga grupi parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha nisi lëvizjen e Foltores dhe zhvilloi Kuvendin e 11 Dhjetorit ku shkarkoi Lulzim Bashën dhe sekretariatin ekzistues të PD-së. Më pas, dërgoi në gjykatë statutin e ri dhe vendimet e marra në kuvendin e 11 Dhjetorit që u zhvillua në stadiumin Air Albania. Në anën tjetër, Lulzim Basha zhvilloi Kuvendin e 18 Dhjetorit në Pallatin e Kongrese. Lindën kështu dy PD dhe një çështje në gjykatë, që mban ende pezull intrigën mes demokratëve.

Ndihma e Ramës për Bashën në 8 Janar 2022

Në 8 Janar, demokratët e udhëhequr nga Sali Bërisha tentuan të marrin selinë e Partisë Demokratike. Qindra vetë të armatosur me leva, gurë dhe koka dashi tentuan të hynë brenda një selie të blinduar me armatura, ku ndodhej Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij. Pas disa orësh përpjekjeve të dhunshme për të marrë selinë, forcat speciale urdhërohen të ndërhyjnë për të mbrojtur Lulzim Bashën me gaz lotsjellës.

Zgjedhjet e 6 Marsit dhe disfata e Bashës 2022

PD e drejtuar nga Lulzim Basha rezultoi forcë e tretë në 5 bashki në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit 2022. Forcë e dytë doli vetëm në Rrogozhinë. Në anën tjetër, një koalicion Berisha-Meta i quajtur “Shtëpia e Lirisë” i dha fitoren Rithemelimit në Shkodër dhe e vendosi forcë të dytë në bashkitë e tjera, përveç Rrogozhinës. Rezultati nuk linte vend për dyshime. Basha dha dorëheqjen dhe la Enkelejd Alibeajn të ruajë logon e PD-së.

Vendimi i Gjykatës që i dha Berishës logon e PD-së 2022

Pas konfirmimit të Berishës në krye të opozitës me votën e 6 Marsit ishte i natyrshëm vendimi i gjykatës që i dha logon dhe selinë Sali Berishës. Por vendimi i gjykatësit Agron Zhukri u sulmua fort nga Basha dhe mediat e qeverisë. Grupimi i Bashës e ankimoi çështjen në Apel.

Rama nxit SPAK drejt hetimit të Berishës, Prill 2022

Pas zgjedhjeve të pjesshme, kryeministri Edi Rama, i bëri thirrje prokurorëve të SPAK “të hyjnë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, krimeve, vjedhjeve.” Në kongresin e Partisë Socialiste, ai e nxiti SPAK-un të hetojë ish-kryeministrin Berisha, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit e kishte shpallur non grata” për korrupsion. “Ata që akuzohen për korrupsion dhe minim të demokracisë duhet të përfshihen në hetimet e SPAK-ut, që duhet të hetojë nëse akuzat e qeverisë amerikane janë ose jo të bazuara” – tha Rama në Kongresin e PS.

Rama kërkon ndëshkimin e Berishës nga SPAK, Maj 2022

Presionin publik për prokurorët e SPAK, Rama e shtoi edhe nga asambleja e Partisë Socialiste një muaj më pas. “Kush e ka lexuar mandatën e Sekretarit të Shtetit, e ka të qartë se i takon institucioneve të drejtësisë në Shqipëri që të bëjnë detyrën e tyre bazuar te ai përfundim i nxjerrë nga SHBA”, tha Rama duke vazhduar t’i drejtohet prokurorëve specialë: “E keqja kualifikohet deri tani dhe ju skualifikoheni. Problemi është se e keqja do e vërë sërish përfund këtë vend. PS nuk do lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë këtë” deklaroi ai nga asambleja e PS në Maj 2022.

Britania e Madhe e shpall non grata Berishën, Dhjetor 2022

Edhe këtë non grata e paralajmëroi i pari kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në parlament. Të nesërmen, Sali Berisha doli në konferencë dhe deklaroi se vendimi ishte i sponsorizuar nga mafia ndërkombëtare.

Berisha qëllohet me grusht në 6 Dhjetor 2022

Sali Berisha u qëllua me grusht nga Gerti Shehu një person që sipas tij ishte infiltruar nga policia për ta sulmuar fizikisht. Në sallën e gjyqit, për Gerti Shehun nuk u paraqit asnjë dokument që të vërtetonte se ai ishte i sëmurë mendor. Lideri i opozitës u qëllua në fytyrë dhe u gjakos nga grushti i Gerti Shehut.

Apeli ia merr vulën e PD dhe ia kalon Alibeajt në Mars 2023

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të rikthejë në Shkallën e Parë vendimin e dhënë nga gjykatësi Agron Zhukri. Vendimi u mor një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Berisha mbeti sërish pa parti duke shtuar amullinë brenda opozitës. Logo e PD kaloi në duart e Enkelejd Alibeajt që vendosi që Partia Demokratike të hyjë në zgjedhje vetëm në Tiranë dhe në disa bashki në jug.

Zgjedhjet e 14 Majit, Berisha humb edhe Shkodrën

Në zgjedhjet e 14 Majit, i mbetur pa parti, pa financime dhe përballë një mazhorance të gjithëpushtetshme, kandidatët e Berishës morën rreth 500 mijë vota me koalicionin “Bashkë fitojmë”. Por ata humbën pjesën dërrmuese të bashkive mes të cilave edhe Shkodrën dhe Kamzën, dy bastione historike të PD. Rama fitoi 57 bashki nga 61 që janë gjithsej.

Berisha person nën hetim, në pranga Jamarbër Malltezi, 21 Tetor 2023

Në 21 tetor 2023, në media u shpërndanë menjëherë pamjet e arrestimit të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit që u arrestua nga policia në Rinas. Për Berishën, SPAK kishte siguruar një vendim gjykate për detyrim paraqitje dhe sekuestrim pasaporte si person nën hetim. Prokurorët kishin vendosur të vepronin për privatizimin e kompleksit Partizani.

Arrestimi i Berishës dhe ashpërsimi i vendimit të gjykatës speciale

Fillimisht kreu i opozitës e kundërshtoi strategjinë e SPAK për ta izoluar brenda vendit. Ai e quajti hetimin të dirigjuar nga Edi Rama dhe prokurorët dhe gjykatësit i konsideroi vegla të pushtetit. Mosbindja për detyrimin e paraqitjes, u pasua nga një masë më e ashpër që është arrest shtëpie dhe ndalimi i komunikimit me personat që nuk janë pjesë e familjes./Lapsi.al



15 Comments

  1. Drejtësi shtetërore apo turp kombëtar?

    Vështirë është të krenohemi këndej e andej kufirit kur luftëtarët kryesor të lirisë dhe liderët që e përmbysën diktaturën komuniste e kalojnë ndrrimin e moteve në burg dhe arrest në emër të popullit! Më mirë ta pranojmë se të gjithë ne jemi në arrest mendor e intelektual dhe se pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë! IM

    1. Rroftë Argita Berisha, kryetarja e ardhëshme e opozitës shqiptare.
      Demokratët me në krye Berishën (vajza) më në fund do ta shpartallojnë diktaturën e Ramutit.

      1. PROFETIZIMI I “BESIMTARES” ARGITA BERISHA: Zoti ka bërë gati gjëra të mira për ne këtë vit.

        Por ç’thotë Bibla për profetizimet e grave?

        1 CORINTHIANS 11:3 Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia. 4 Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij. 5 Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. 6 Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t’ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet. 7 Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit, 8 sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri, 9 edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin. 10 Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          O trap, këto budallalliqe të para 4000 viteve janë shkruar në kohën e tranzicionit nga matriarkati në patriarkat.

          Këto idiotlliqe të shkruara nga meshkujt, idiotët meshkuj sot i mbajnë si të vërteta absolute.

          Dhe në fund Çfarë mutin ke me Argitën, ndjeni rrezik prej saj, jeni shumë gjynahqarë që trembeni nga një GRUA!

          1. O ti, “vdekshin idiotët”, o servil patronazhist I Saliut, o dobiç injorant analfabet. Kujdes me kë flet e ça flet se të zë mallkimi yt pastaj, o gomar! Argita flet për Zotin ndërkohë që provat e mashtrimit fetar janë sheshit. Pra, morri përgjigjen mqs u hoq si besimtare dhe profetizoi mbi të ardhmen. Kështu që qepe gojën e mos më çaj trapin si shumë, debil. Ik merr sufllaqe te rruga Salës, për shërbimin që i bën, bërtit rroftë foltorja, po këtu mos na ha mun si shumë, se nuk t’a ka njeri frikën as ty, as Saliut, as Ramës e as Metës. Palaço leshi! Vër emrin tënd aty te komenti yt të shohim kush je pastaj bëj si trim. Defiçent.

          2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

            O ateist debil që edhe je ateist edhe bën si demagog fetar!
            O debil, o kurvë neokomuniste, po ka 11 vjet që po vidhemi, po dëbohemi, po varfërohemi!
            Vetëm idiotët merren me opozitën e nuk ndjejnë e shikojnë se ku janë katandisur.

            O debil sipas INSTAT rrogat në 11 vjet janë rritur vetëm 20%

            O debil në 2013 1 kg mish kushtonte 5-6 mijë lekë të vjetra, sot 12 mijë
            1 kg gjalpë ishte 500 lekë në 2013, sot është 1200 lekë të reja
            1 kg vaj ka shkuar nga 150 në 350 lekë

            një vezë nga 20 në 50-60 lekë

            deri në 2013 shpinë e bleje me punën e 10 viteve ndërsa sot ble një mut shtëpi me pagat qesharake që nuk dalin vetëm për ushqim e qera.
            Për të gjitha këto dhe për më tepër se Berisha pavarësisht gabimeve të shumta, nuk e ka vjedhur këtë vend si edvini, jo se një pjesë e madhe e zyrtarëve të Berishës nuk kanë vjedhur, por Berisha ua këpuste duart nqs i diktonte, jo si edvini që si kriter për të pasur poste të larta është aftësia dhe paturpësia për të vjedhur deri në qindarkën e fundit shqiptarët, por sidomos debilat si ti që jeni të kënaqur me rilindjen mafioze të drogës dhe neokomunizmit!

          3. Hi,hi, ha, ha, Berishë neokomunisti nuk e ks vjedhur këtë vënd.

            Në rrugën e kombit ishte prokuroria e Berishës që nxori se ishin vjedhur 350 milion euro.
            Apo çi do.

  2. në momentet që Berisha do të arrestohej sheshet do të mbusheshin plotë, nuk kam pritur që Fredi Beleri në varrimin e gjyshes të mbledhë më shumë njerëz se Berisha në arrestimin e tij. Kjo është e paimagjinueshme dhe mjafton kaq të bësh analizë. Të shikosh qendrat tregtare, janë 100 herë më të mbushara për shoping për Vitin e Ri se sa me mitingun e Berishës. Të shohësh radhën për gjelin e detit me pjesëmarrjen në protestat e kauzës së Berishës është e pa krahasueshme. Është dëshpëruese të shohësh se si një lider që erdhi me 1 milion e 200 mijë vota, katandiset në 120 persona”

    1. Ligji eshte vonuar shume qe keta te quajtur politikane qe shkateruan vendin per mua te gjithe dhe perkrahesit e tij duan anarshi kaos dhe vazdojne ta mbajne pd peng embajten komunistey45 vjet 34 vjet po e mban saliu tani do qe vendin etij tia jap vajzes keta jane ata qe votojne shqiptaret

      1. Ju bythqimat analfabete juk doni ta mesoni qe ‘Salihu’ beri veyem 13 cjet ne pushtet, 1992-1997 dhe 2005-2013.

        Kurse Bastardi i Kristaqit erdhi ne pushtet me 1998 si minister i kultures dhe eshte ne pushtet(kryeminister, minister dhe kryetar bashkie)prej 25 vjetesh, me te vetmin perjashtim, kur humbi bashkine eTiranes me Bashen 1 vit dhe pas kesaj u be Kryeminister (tashme prej 11 vjetesh rradhazi) …

        Shkoni qihuni me matematiken e merogellbazës tani!

        1. Sa po te djeg e te dhimka bytha o Namyt koqia.
          Ashtu te pafsha. Si po te shoh tash e kaq vjet.
          Duke u pellelit njerzve.
          U ben kaq vjet qe nuk te qesh buza. E je ber vrer.
          Keshtu te pafsha nga hera. O vemja e ketij portali.

  3. Me i shumte ne patronazhizem, ti, I PA EMER, tregohesh ndaj komentuesi tNAMYTI,moralin mbaje per vehte, keshillat zbatoi vete,si larva te gjerizit rilindas kuqalesh ju rrit partia, ju ushqen partia, ju ledhato, por edhe ju shfrytezo e jua fut nga nje cike.Andaj jeni bere si kope hijenash e sulmoni demokratet qe jane mijra here me te ndershem se lukunia e hajduteve, drogemeneve te sektit.Ju hani, pini, flini me krimin, ne kundershtim me demokracine, sepse ne ndergjegje keni vetem hipokrizine.BIRA KURVI.

  4. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe ndaj SHBA dhe Anglisë kur e shpallën familjarisht NON GRATA. Nuk kanë asnjë fakt, deklaroi ai, dhe krijoi çetën antiamerikane të rithemelimit. Në të njëjtën mënyrë veproi Saliu edhe kur SPAK-u filloi të bënte gati dosjen për arrestimin e tij, duke u akuzuar për korrupsion pasiv së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, gjatë privatizimit të Klubit Sportiv “Partizani”. Berisha e ka të vështirë të pranojë fakte kundra tij. Ai është mësuar të fabrikojë fakte të paqena për gjithë kundërshtarët.morrat e kuq qe salihu i bojatisi blu,jane sulur per ta mbrojtur kriminelin serb salih karaxhic berisha,por nuk gjit asgje.

  5. Peter Tiede, gazetari i Bild, që u bë i “famshëm” para disa kohësh në Shqipëri me paralajmërimet për lajme “bombë” që do rrëzonin Edi Ramën nga pushteti, është bërë aktiv sërish, pas arrestit shtëpiak të Sali Berishës.

    Ai ka bërë një shkrim të egër kundër Ramës, duke thënë se ka frikë nga një plak 79-vjeçar.tallje bythe me serbin salih nga ky Peter qe shkrimet i ka me zarfe te renda nga milionat e boronicave te shkelzenit dhe shpellkaret zgjohen nga gjumi njelloj si vullnetaret e enverit kur mbronin komunizmin kur ai kishte ngordhur.

  6. Ky komenti, dhe vete komentuesi biejn era gjeriz.Eshte bere si bajga portalit, por keshtu duhet te jete dhe ne jeten qe ben ne mes te qelbesirave te sektit.Bire kurve, kodosh rrace morracakesh, qe Berisha i beri njerez, por fatkeqesisht keta nuk ndryshojne.Kete ka bere litari mbi varr i kryekriminelit qe na ka lene keto larva hijenesh qe po transformojne rrugen e nisur, drejt fillimeve te yjeve te kuq ne balle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *