• |
ide | kryesore

Berisha nga aresti i bashkohet lëvizjes antivax

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha arrest ballkon



Sali Berisha ka gjetur një rrugë origjinale për të thyer ndalimin e komunikimit që i imponon arresti i detyruar shtëpiak. Ai ka lolur me mikrofon nga dritarja e tij drejt një autoporlanit që ishte vendosur në rrugën poshtë pallatit, aty ku ishin tubuar mbështetës së tij.

LEXO ME TEJ:

Berisha refuzon heshtjen me vendim gjykate, “Dumani vrasës, do ia nxjerr fytyrën” 

Berisha ka shpjeguar edhe mungesën e komunikimit gjatë këtyre ditëve me mbështetësit e vet. Ai ka thënë se shkaku nuk ka qenë pengesa e imponuar nga Rama, por shkaku i një gjendje gripale. Dhe ky virus e ka prekur liderin demokrat pasi ai, ndonëse me formim mjeku , ka vendosur të mos e bëjë më vaksinën kundër gripit. 

“Nuk kemi patur komunikim zanor me ju, jo për shkak të Edi Ramës, por për shkak të një gjendjeje gripale….Do ju rrëfej një gjë. Gjithë jetën kisha bërë vaksinën e gripit, por kur pushtetet filluan ta imponojnë si në kohën e diktaturës unë hoqa dorë dhe nuk do ta bëj më” i tha ai demokratëve që qëndronin poshtë në rrugë.

Lëvizja antivax është popullore në qarqet e së djathtës konservatore me prirje konspiracioniste. Por lideri i PD e paraqiti vendimin për të mos u vaksinuar më si një zgjedhje të ndërgjegjshme që i jep prioritet lirisë së njeriut përkundrejt zgjedhjeve që i imponohen me forcë.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Lapsi, çdo gjë në këtë botë është konspiracioniste, në daç ta besoni në daç jo.

    *Mos pranimi i “vaksinave” ka shumë arsye, ndër të cilat edhe imponimi i tyre… Kurse doktori bëri gabim fatal që la opozitën në 2013 dhe solli në pushtet lul tradhtarin.

  2. Pasi ka ber nja 50 vaksina ne jeten e tij.
    Sot u zgjua. Dhe u be kundershtari i terbuar i tyre.

    Njelloj si dikur… Qe e zuri gjume si komumist. Dhe u zgjua si demokrat.

  3. Per at pak njerez qe e ndjekin, berisha ka qene pusht i komunisteve, u be lriminel, vazhdoi me hajdut e tapo u be edhe komplotist antivax..Nsjeri me te keq se ky, opozita nuk kishte si te gjente

  4. Pasi u shfaq tek ballkoni I shtëpisë, si Sudja në ditët e fundit të saj, kur lajmëroi kreditorët se nuk ka më lek, Berisha i shpjegoi sot çetës së tij para pallatit , se këto dy vite që ka sulmuar SPAK, nuk e ka bërë për interesa të familjes së tij, por për shkak se SPAK po I sulmonte kryetarin e Bashkisë së Hasit.

    Që të jemi të qartë, Hasi është e vetmja bashki që ka fituar Berisha më 14 Maj me merita të tij. Po i ben thirrje shpellkareve e malokeve te vet qe mos te vaksionohen kunder gripit dhe ky serb salih ti perdore qe qeveria nuk po punon neper qendrat spitalore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *