• |
ide | kryesore

U aksidentua për vdeķje, shqiptari menaxher i një restoranti në Itali

Lajme, Të fundit



Mëngjesin e 2 janarit në Itali u regjistrua një aksident tragjik ku humbi jetën një shqiptar. Ky i fundit, i identifikuar si Erion Bali 38 vjeç, po shkonte në shtëpi kur humbi kontrollin  e mjetit në rrethrrotullimin e San Felice, në rrugën Mantova. Mjeti i tij përfundoi në hekurudhën mbrojtëse.

Bali, i cili ishte baba i tre fëmijëve, më i vogli prej të cilëve vetëm disa muajsh, kishte hapur një restorant me një tjetër person dhe ishte menaxher. Ai kishte shkuar në restorant për të kryer disa detyra dhe teksa kthehej në shtëpi u aksidentua për vdekje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *