• |
ide | kryesore

“Mendja ime kishte përfunduar në një vrimë të zezë”: Rubio lajmëron lamtumirën nga NBA

F1, Sport
Rubio



“30 qershori ishte një nga netët më të vështira të jetës sime. Mendja ime përfundoi në një vrimë të zezë”. Me një mesazh në mediat sociale, spanjolli Ricky Rubio njoftoi lamtumirën e tij nga NBA, për shkak të problemeve mendore. Probleme që në fakt e kishin ndaluar atë që nga gushti. Tashmë është zyrtar përfundimi i kontratës që e lidhte spanjollin me Cleveland Cavaliers.

“Një ditë, kur koha është e duhur, do të doja të ndaj përvojën time me të gjithë ju. Në mënyrë që të mund t’i ndihmoj të tjerët të përballen me situata të ngjashme”, shkroi Rubio. Spanjolli kaloi 12 vjet në NBA me fanellat e Minesota, Utah, dhe Phoenix. Ai ishte kampion bote në 2019 me ekipin e tij kombëtar, e mori medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008 dhe atë të bronztë në Rio në 2016.

Lexo më tejYlli i NBA, video me armë në dorë: Ja Morant pezullohet për 25 ndeshje

“Unë jam ende duke punuar për shëndetin tim mendor – shtoi ai -. Por jam krenar të them se sot jam shumë më mirë dhe se jam duke u përmirësuar çdo ditë”, e mbylli Rubio. Një lajm i trishtë për largimin nga sporti të një kampioni, edhe pse mbetet optimiste situata e përmirësuar e spanjollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *