• |
ide | kryesore

Çmenduri në Itali/ Babai i futbollistit shqiptar të kombëtares godet portierin kundërshtar

Arkiva, Sport
babai



Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në fundin e ndeshjes Cesena – Olbia, e vlefshme për Grupin B të Serisë C. Në minutën e 90-të sapo ra bilbili për fundin e ndeshjes së fituar nga vendasit 1-0 falë golit të Corazza, në fushë hyri babai i Cristian Shpendit, sulmuesit shqiptar të Cesena.

Ai zbriti nga tribunat e stadiumit Manuzzi deri në fushë për të sulmuar portierin e skuadrës kundërshtare, Filippo Rinaldi. Babai i futbollistit shqiptar përfitoi edhe nga fundi i tensionuar i ndeshjes dhe goditi në fytyrë Rinaldin me grushtin e djathtë. Menjëherë ka hyrë për t’i ndalur Riccardo Chiarello, mesfushori i Juventusit, si dhe anëtarë të tjerë të stolit të vendasve.

Sipas asaj që japin mediat italiane, çmenduria e babait të Shpendit u nxit nga një goditje e ndaluar që portieri Rinaldi i kishte dhënë djalit të tij gjatë ndeshjes. Kjo bëri që sulmuesi shqiptar të detyrohej të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi në vetull. Sipas të njëjtave burime, përveç pasojave për lojtarin, Cesena tani rrezikon një gjobë dhe skualifikim të fusha.

Cristian Shpendi dhe vëllai i tij binjak Stiveni Shpendi që luan te Empoli në Serie A janë pjesëtarë të ekipit Kombëtar shqiptar U-21 dhe kandidatë për kombëtaren që drejtohet nga Sylvinho. Cristian numëron 7 ndeshje me U21 ku ka shënuar edhe 1 gol. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *