• |
ide | kryesore

Goditi me grusht portierin Rinaldi: përjashtohet për tre vjet babai i vëllezërve Shpendi

Sport, Video
Shpendi



Goditja me grusht në përfundim të ndeshjes Cesena-Olbia ndaj portierit Filippo Rinaldi nuk mund të kalonte lehtë. E në fakt për Limanin, babain e vëllezërve Shpendi, ka ardhur dënimi. Hetuesi i Forlì-Cesena, Claudio Mastromattei, ka urdhëruar përjashtimin për tre vjet për Liman “Alex” Shpendi. Ai i thirrur për tu dëgjuar në komisariat një ditë më parë kërkoi ndjesë për gjestin e shëmtuar, duke thënë se “më iku mendja kur pashë djalin të gjakosur”.

Babai i lojtarit të Cesenës, Kristian Shpendi, është dënuar pas ngjarjeve në lidhje me ndeshjen e futbollit Cesena-Olbia, e luajtur të dielën në 7 janar në Stadium Manuzzi. Limani, babai i binjakëve Kristian (Cesena) dhe Stiven (Empoli), të dy lojtarë të kombëtares U 21 të Shqipërisë, do të mund t’i shohë vetëm në TV ndeshjet e fëmijëve të tij. Atij tashmë i ndalohet hyrja në vendet ku zhvillohen ngjarje sportive për tre vjet.

Lexo më tejBabai i Shpendit në polici pas rrahjes së portierit: “Kërkoj ndjesë, më iku mendja”

Liman “Alex” Shpendi të dielën në fund të ndeshjes u fut në fushë duke tentuar të godasë me grusht portierin e skuadrës sarde, Filippo Rinaldi, fajtor për një ndërhyrje të ashpër ndaj djalit të tij. Rinaldi ende nuk ka bërë një denoncim zyrtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *