• |
ide | kryesore

Përplasjet në Kuvend/ Jepen dënimet për Palokën dhe Dodën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend



Pas përlasjeve dhe tensioneve të fundit të krijuara në sallën e Parlamentit, Partia Socialiste ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj Edi Palokës dhe Petrit Dodës.

Raportohet se Sekretariati i Etikës ka vendosur të dënojë me 40 ditë përjashtim Edi Palokën dhe me 20 ditë Petrit Dodën.

Seanca e një dite më parë u shoqërua me tensione të shumta si jashtë Kuvendit ashtu dhe brenda në sallë.

Deputeti Edi Paloka dogji rregulloren e Kushtetues dhe ia hodhi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ndërsa Petrit Doda iu ‘sul’ me fjalë Enkelejd Alibeaj, i cili qëndronte i ulur në karrigen e tij.

Pavarësisht tensioneve, projektligjet e rendit të ditës u miratuan, përveç ‘Lojërave të Fatit’ që u shty.



6 Comments

  1. Mjaft i ka toleruar Rama keta te opozites. Duhet ti perjashtoje jo 40 dite por pergjithmone

    dhe tua heqe mandatet e depudetit. Le mos te kete fare opozite, cfare te mirash pame qe

    kemi opoziten. A e ndalen Ramen sadopak ne gjemem qe po i ben Shiperise ? Perkundrazi.

    Po te mos kishte fare opozite nuk do te fuste ne listen e zeze te patronazhisteve popullin

    opozitar qe pastaj tua bente jetesen te pamundur ne Shqiperi sic po ua ben. Keta depudet

    te opozites s;jane te zotet per asgje ,vetem me marre ato 4 mije euro ne muaj qe ua ka

    bere Rama. ketij Palokes ne mes parlamentit duke e pare live gjithe Shqiperia , rama i

    tha je vetem nje thuthuq. E cberi Paloka , e perkati me boje. E pastaj te presin opozitaret

    nga Paloka. Pikaaa.

  2. Paloka dhe Doda dy injorantet e ketij parlamenti. Bejne si nevrik. Turpi i ketij parlamenti. Une kam votuar ka 33 vjet per PD por me veprimet e ketyre palaco deputet me vjen zore te them qe jam me PD. Sidomos me keta rithemelimsat.

    1. Dukesh që ke 33 vjet që voton për ……..PS, sepse atë që ke shkruar vetëm një idiot mund ta thotë e një idiot tjetër mund ta besojë!

  3. Keta jane gjigand. Njeri djeg rregulloren,tjetri hedh miell,tjetri ben karriket kapice,tjetri fryn bilbilave turp,turp,turp. Berisha ka 34 vjet qe vazhdon me te njejtin mentalitet. Minues demokracie dhe favorizues i dhendrrit dhe i familjareve te vete. Rrini poshte dritares se aty do fitoni. Vetem tju shoh ai bolsheviku ne ballkon.

  4. “Partia Demokratike u krijua si parti e të burgosurve politikë dhe përfundoi si parti e të burgosurve ordinerë. Sot bashkë bëhen vetëm ata që kanë dosje dhe u rrezikohet jeta dhe karriera politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *