• |
ide | kryesore

“Gafë e madhe”: AIA do të dënojë arbitrat Fabbri e Nasca për golin e fitores së Inter

F1, Sport, Video
Nasca



Inter ka mposhtu 2-1 Veronën mes polemikave. Pavarësisht se siguroi titullin kampion dimri, arritja e të besuarve të teknikut Simone Inzaghi është njollosur nga ngjarjet në minutat shtesë të ndeshjes. Arbitrimi në Inter-Verona vazhdon të bëjë shumë zhurmë. Në veçanti puna e arbitrit Fabbri dhe atij të Var Nasca. Sipas asaj bëhet e ditur, nisur nga ajo që ndodhi në fushë dhe sulmet e mëpasshme nga drejtori sportiv i Hellas Sogliano në fund të ndeshjes, të dy arbitrat do të pezullohen për ndeshjet e radhës.

Për AIA, shoqata e arbitrave italianë, mossanksionimi i ndërhyrjes së Bastonit ndaj Duda pak para golit të 2-1 të Frattesi ishte një gabim i qartë. Në shpjegim, kur Bastoni del nga zona duket qartë goditje me bërryl. Nëse Fabbri nuk mund ta shihte, Var duhet të ndërhynte. Fakti që më pas u godit traversa e nisi një aksion i ri nuk bën punë: nëse ka një faull të rëndë në lojë, ose sjellje e dhunshme sin ë këtë rast me topin larg, duhej anuluar goli.

Për Fabbri dhe Nasca sidoqoftë nuk do të jetë një pezullim total nga arbitrimi, por vetëm një ndalesë e përkohshme paraprake. Megjithatë, sapo të kthehen, do të mbeten nën vëzhgim. Sigurisht që puna e tyre nuk u pëlqye aspak, edhe për disa precedentë të problematikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *