• |
ide | kryesore

Halle Bailey, nënë për herë të parë

Paparazzi, Slider



Halle Bailey njoftoi së fundmi ardhjen e djalit të saj, të quajtur Halo, përmes një postimi në Instagram.

Një byzylyk i skalitur  me “Halo” i vendosur në dorën e të porsalindurit konfirmoi emrin e tij.

“Edhe pse jemi pak ditë në vitin e ri, gjëja më e madhe që mund të kishte bërë 2023 për mua, ishte të më sillte djalin tim. “Bota mezi pret të të njoh ty”,  shkroi ajo.

Lajmin emocionues në faqen e tij në Instagram me të njëjtën foto e ka ndarë edhe i dashuri i saj prej kohësh, reperi DDG.

“Bekimi im më i madh deri tani. Nuk kam qenë kurrë kaq i dashuruar,” shkroi ai në mbishkrim.

Aktorja nuk e konfirmoi kurrë shtatzëninë e saj, pavarësisht spekulimeve për muaj të tërë. Madje, ajo u tha fansave që ta “lënë të qetë” në një video në rrjetet sociale që shpërndau në nëntor 2023.

Aludimet u nxitën akoma më shumë në shtator 2023 kur Bailey, 23 vjeç, mori pjesë në MTV VMA me një fustan portokalli të gjerë që fshihte barkun e saj.

“Halle qëndroi larg tapetit rozë në mënyrë që të mos fotografohej, dhe kur ishte brenda, ajo ishte shumë e kujdesshme në mënyrën se si i përqafonte dhe kë”, tha një burim i brendshëm për Page Six në atë kohë.

“Fustani ishte një tregues që ajo po përpiqej ta fshihte,” vazhdoi burimi. “Ajo mbante distancën e saj kur dikush afrohej shumë dhe jepte më shumë shtrëngime duarsh sesa përqafimet e saj [të zakonshme].”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *