• |
ide | kryesore

Ministri serb “i lumtur” për heqjen e vizave për Kosovën: 500 mijë shqiptarë do ikin në BE

Arkiva, Lajme, Të fundit
ministri



Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Miloš Vučević, u shpreh se deri në 500 mijë shqiptarë do të largohen nga Kosova dhe do të vendosen përgjithmonë në Bashkimin Evropian pas heqjes së vizave për zonën Shengen. Sipas tij, për këtë arsye popullata serbe nuk ka “pse të mërzitet” për heqjen e vizave për Kosovën.

Vučević u shpreh se heqja e vizave për Kosovën nga BE-ja do të rezultojë njësoj si strategjia 1830-1876 (e migrimit të detyruar të shqiptarëve) nga princi i atëhershëm i Serbisë, Millosh Obrenović. Në të njëjtin kontekst ai mbrojti edhe vendimin e muajit të kaluar të qeverisë serbe për lejimin e automjeteve me targa të Kosovës të qarkullojnë nëpër Serbi lirshëm.

“Pse jemi të mërzitur? Lërini shqiptarët të ikin. 500,000 njerëz do të shkojnë atje, në Europë. Le të tregohemi të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenovićit, vetëm pak durim. Populli ynë duhet të piqet politikisht, për të kuptuar historikisht disa rrethana”, – tha ministri Vuçević për median serbe Vojvodina RTV. /LAPSI.al 



9 Comments

  1. Emigrimi i detyruar i shqiptareve u be ne 1881, jo ne kohen e Obrenovicit.

    Ky robqiri flet per faktin e politikes se pritjes dhe planit afatgjate qe ka ndjekur Obrenovici.

    Ky ben mire qe I thote keto gjera publikisht se keshtu kuptohet me mire se kush jane keta robqirat serve.

    Po karat e Shqiperise dhe shqiptaret ne teresi kur do e kuptojne se servet duhen shfarros nga faqja e dheut dhe se duhet me pas 0 mardhenie me ta???

    As turiste nuk duhet te presim prej ketyre bastardeve sepse duhen shfarros nje here e mire.

  2. Ministri serb flet si ja ka qefi i tij, ne deshtimin e politikes serbe qe te izolohet kosova nga europa ai e interpreton kete arritje te politikes shqiptare te kosoves sipas vesheve te nacionalisteve primitiv serb. I kujtoj ministrit se dhe ne kohen e komunistit Tito shqiptaret e ish Jugosllavise masivisht u punesuan ne Europe por se pengoi perkundrazi e ndihmoi kosoven qe te arrihet liria e shqiptareve nga pushtimi serb. Minister mos ja qaj hallin kalorsit qe i varen kembet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *