• |
ide | kryesore

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit
dëborës



Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit në lartësitë mbi 700 m. Reshje dëbore ka pasur në segmentin rrugor Dardhë – Boboshticë ku trashësia ka shkuar deri në 5-6 cm.

Borëpastrueset kanë dalë në terren duke vijuar punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, në mënyrë shkrirjen e dëborës.

Reshje dëbore më intensive ka pasur në lartësitë mbi 1200 m mbi nivelin e detit, në njësinë administrative Vithkuq, të bashkisës së Korçës. Gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e Vithkuqit.

Sakaq mësohet se edhe segmentet e tjera janë përfshirë nga reshjet e shiut, por kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *