• |
ide | kryesore

Dhuna ndaj tre shqiptarëve në Mal të Zi, kreu i Unionit Demokratik shqiptar: Sulmi ishte i qëllimshëm

Lajme, Të fundit



Kreu i Unionit Demokratik Shqiptar, Meto Zenka ka reaguar në lidhje me dhunimin e 3 të rinjve shqiptarë.

Më tej ai shtoi se nga 7 autorët 3 prej të tyre janë arrestuar ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim. Sipas Zenkas ky nuk ishte një incident banal, por një sulm i qëllimshëm që shpreh urrejtjen e serbëve ndaj simboleve shqiptare që ndodheshin në mjetin e të rinjve.

“Kemi reaguar në të gjithë mediat në Malin e Zi dhe kemi bërë apel për arritjen e zbulimit të së vërtetës. Sipas informatave tona, 3 djemtë shqiptarë që thanë se u dhunuan nga 7 apo8 militantë serbë, ne vërtetuam se ata ishin 7 vetë, 3 prej të cilëve janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim.

Unë kam kontaktuar edhe me kryeministrin malazez, i cili dha urdhër për zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Organet e policisë erdhën shpejt dhe pritet që deri nesër të arrestohen edhe personat në kërkim.

Zakonisht këta persona janë militantë të politikës serbe. Nuk është një incident banal, por ishte diçka e qëllimshme për të shprehur urrejtjen e të rinjve serbë të veshur me uniforma serbe që sapo panë regjistrimet dhe targat shqiptare kanë nisur provokimet dhe kanë sulmuar të rinjtë shqiptarë.

Dita ditës jemi dëshmitarë të thirrjeve pro-serbe kundër pakicave në Malin e Zi, disa herë edhe sulme fizike. Kryeministri ka kërkuar marrjen e masave ndaj autorëve të dhunës, mirëpo shqetësimi është te paraqitja e këtij rasti si një incident trafiku. Ata kanë qenë duke ecur në këmbë, militantët serbë, dhe më pas kanë provokuar shqiptarët dhe i kanë sulmuar”, u shpreh Zenka.



1 Comment

  1. Targat e makines ishin Gjermane.

    Keshtu qe ketu e ke gabim

    Gjithesesi sido qe te kete qene, ka serb plot ne mal te zi, gjejini dhe qijani robt.

    Shume e thjeshte eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *