• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Rënie temperaturash dhe reshje shiu

Lajme, Të fundit
moti, Fundjava nis me reshje shiu dhe ulje temperaturash



Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për shkak të depërtimit të masave ajrore polare që ka përfshirë pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematik do të bëhen ngricat në akset rrugore.

Moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera–herës mesatar në dy ekstremet veri-jug. Në zonën e alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Era me drejtim verilindje-juglindje do të  jetë me shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek. Valëzimi në dete do të jetë 1-3 ballë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *