• |
ide | kryesore

Eksperimentet e Ramës/ Ministrinë e Administratës e shkriu në 2017, Antikorrupsionin ia kaloi Ulsiut në 2021

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama në parlament, kur votohej per arrestimin e berishes



Edi Rama njoftoi sot krijimin e një ministrie të re për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. E vetmja e re në këtë lëvizje është emri i ministres, Adea Pirdeni. Sepse një ministri e tillë s’ka për të prodhuar asgjë, s’ka për të sjell asgjë të re.

Edi Rama e pati krijuar një ministri për Administratën në vitin 2013 dhe vuri në krye të saj Milena Hariton, kushërirën e tij sipas Sali Berishës. Më pas në 2017 kjo ministri u zhbë. Antikorrupsionin fillimisht ia kishte lënë Ergys Hoxhës në Kryeministri si departament.

Në tetor 2021 Rama ia delegoi Ulsi Manjës në Ministrinë e Drejtësisë për të krijuar një njësi të re kombëtare.

Sot Rama bëhet pishman dhe risjell ministrinë për Administratën Publike, të cilës i bashkëngjit edhe Antikorrupsionin. Pra, bëhen eksperimente e lëvizje sipas humorit të kreut të rilindjes për të kënaqur orekset e njerëzve të oborrit të tij. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ai për shembull, në përgjimet e tij të shumta ka edhe bisedën e Delijorgjit me Zenin e tij, kur ende shpërthimet dëgjoheshin në Gërdec dhe askush nuk mund t’ja zbardhë, sepse ishin përgjimet e njerëzve të tij privatë. Ai ka në përgjimet e tij edhe bisedat e bëra në 21 janar, urdhrat që ka dhënë, kujt ia ka dhënë, çfarë kanë thënë të tjerët, rreth e rrotull tij, si ka vepruar Luli i Bashajve, çfarë ka thënë ai dhe një ditë ia zbardh aq sa është e duhura për të. Ai ka bisedat me Olldashin dhe si e mori ky i fundit përsipër “lajmin” bombë të sulmeve mbi godinën qeveritare.

  2. KARI MENDONTE SE PUSHTETI DHE PARAJA DO TA PLOTESONIN

    PO KU KA REHATI DHE LUMTURI PER PSIKOPATIN?

    PSIKOPATIA NUK KA SHERIM
    NUK SHEROHET AS ME PUSHTET AS ME VRASJE AS ME VJEDHJE AS ME ASGJE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *