• |
ide | kryesore

Po luante me shokun në oborrin e shkollës, plagoset 13-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 13-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Tiranë, pasi është dëmtuar me mjet prerës teksa luante me një bashkëmoshatar.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës, teksa mësohet se 13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmashatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *