• |
ide | kryesore

Shpërndante kãnabis me doza, vihet në pranga 22-vjeçari në Shkodër

Lajme, Të fundit
policia Shkodër



Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap duke shpërndarë kanabis me doza. I arrestuari është shtetasi me iniciale Y. D. banues në Shkodër.

22-vjeçari u arrestua në bulevardin “Bujar Bishanaku”, teksa lëvizte me një automjet, për të shpërndarë doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës.

Autoritetet pas kontrolleve gjetën dhe sekuestruan dozat e lëndës narkotike, një automjet dhe një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *