• |
ide | kryesore

570 kg kokainë e kapur në Spanjë, shkon në 6 numri i shqiptarëve të arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka shkuar në 6 numri i shqiptarëve të arrestuar nga policia spanjolle, pas sekuestrimit të rreth 570 kg kokainë në dy ngarkesa të ndryshme të lidhura me njëra tjetrën në Denia dhe në Puig.

Fillimisht ranë në pranga tre britanikë dhe dy shqiptarë, të cilët shkëmbyen 280 kg kokainë. Shqiptarët i dorëzuan kamionin plot me drogë britanikëve, të cilët u kapën gjatë përplasjes me makinën e policisë në Denia.

Edhe pse të nesërmen u tha se ngarkesa tjetër prej 290 kg kokainë u gjet në ‘Audin Q5’ të dy shqiptarëve, ne fakt policia ka saktësuar se ajo u gjet në një banesë në Puig në Bashkinë e l’Horta Nord.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *