• |
ide | kryesore

Protestë edhe të dielën/ Berisha: Rama, hjekësi i komandantëve të UÇK-së!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe këtë të dielë qindra simpatizantë të Berishës iu përgjigjën thirrjes së tij për të protestuar kundër masave të SPAK që ka izoluar liderin e opozitës në shtëpi. Në fjalën e tij, Berisha e akuzoi Ramën për politikat në dëm të Kosovës, duke e akuzuar se komplotoi me Sorosin për të futur në burg ish-komandantët e UÇK, që sot janë në Hagë.

“Ish-udhëheqësit politikë të Kosovës janë në Hagë. Jua them ju! Jua them shqiptarëve se hjekësi i tyre është Edi Rama. Edi Rama me Xhorxh Sorosin nisën projektet e copëtimit të Kosovës, ndarjes së Kosovës për llogari të Beogradit. Rama, pasi dështoi me turp u bë si argat i Vuçiçit, promotor kryesor i Ballkanit të Hapur. Shqiptarë, cilido që e ndjen veten të tillë nuk mund të pranojë Edi Ramën kryeministër. Të mos harrojmë, për shkak të Vuçiçit dhe Sergej Lavrovit, Rama shndërroi Tiranën në megafonin e Beogradit kundër Kosovës, shndërroi Tiranën në megafon të Kremlinit kundër Kosovës. Pasi dështoi me Ballkanin e Hapur u vërsul dhe vendosi sanksione në emër të Beogradit, i pari kundër Kosovës. Loboi si armik i egër i saj, kundër lirisë së lëvizjes të qytetarëve të Kosovës, komplotoi për Banjskën dhe akte të tjera. Çdo shqiptar të pyesë veten: Çfarë lidhje ka ky me identitetin tonë si shqiptar? Ç’lidhje ka ky me interesin tonë kombëtar?” u shpreh Berisha nga dritarja e shtëpisë së vajzës së tij për demokratët që i ishin bashkuar protestës.



5 Comments

  1. Berisha eshte nje PROMETE i popullit shqiptar. Ai po jep shembullin me te shkelqyer te

    qendreses ndaj uzurpatorit te lirise se tij dhe te lirise se popullit shqiptar, ai po jep

    shembullin vitalitetit te pashoq dhe te qendrestarit te pamposhtur, ai eshte shembulli

    per gjitha ata qe e duan lirine dhe luftojne per te, qe kurre te mos dorezohen para se

    keqes, qe kurre mos te dorezohen para dhunes, qe kurre mos ti nenshtrohen ketij pushteti

    vrastar te demokracise dhe te shpreses se shqiptareve.

  2. Nuk ka me kara se keta qe e ndjekin, edhe pak e do thote qe Kenedin e ka vrare Rama e karat poshte do brohorasin.

  3. SIkur je me i mir ti patriot dy leksh. Po di o bythqir arrestove Adem Jasharin per llogari te serbeve apo harrove?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *