• |
ide | kryesore

Bylykbashi: Është shkatërruar pluralizmi edhe në ekonomi, duke sjellë korrupsion dhe varfëri

Lajme, Të fundit
Oerd



Nënkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Oerd Bylykbashi ka mbajtur sot një konferencë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.

Bylykbashi gjatë fjalës së tij është shprehur se në vend është shkatërruar pluralizmi edhe në ekonomik, duke sjellë korrupsion, varfëri dhe klientelizëm.

Sipas tij është prishur ndarja mes pushtetit publik dhe interesave private, duke zhbërë mundësinë e kontrollit dhe llogaridhënies.

FJALA E BYLYKBASHIT:

Është detyrë e opozitës për ta vënë përpara fakteve këtë qeverisje që shqiptarët të kuptojnë se çfarë kanë kaluar dhe çfarë i pret në vitin 2024.

Viti 2023 ishte një vit, i cili karakterizohej nga mungesa e transparencës, nga mungesa e konkurrencës, nga klientelizmi. Të gjitha këto nga korrupsioni.

Të gjitha këto kanë çuar në një mekanizëm gjigant korruptiv, në të cilin paraja publike po grabitet për interesa private të Edi Ramës dhe shpurës që e rrethojnë.

Viti 2023 është një vit që ka shpërfaqur plotësisht mekanizmin e centralizimit të pushtetit nga Edi Rama, i cili ka prodhuar të gjitha këto efekte që thashë më përpara.

Kemi ligje nominale, ligje të bëra për individë privatë, është rasti i Portit të Durrësit por dhe të tjera. Kemi PPP-të, të cilat së bashku si mekanizëm po krijojnë një moment shumë të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri.

Është prishur ndarja mes pushtetit publik dhe interesave private, duke zhbërë mundësinë e kontrollit dhe llogaridhënies.

Dhe të gjitha këto çojnë në korrupsion, në klientelizëm, varfërimin e ekonomisë sepse i hiqet mundësia pluralizmit edhe në ekonomi për të prodhuar të mira për shqiptarët.

Sot do trajtojmë dy çështje në aspektin e infrastrukturës dhe planifikimit urban.



7 Comments

  1. shqiptarët duhet të kujtohen se para Saliut janë drejtuar edhe nga tre kryeministra të tjerë me simptomat e një skizofreni: Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. E kuptoni tani që gjendja jonë aktuale është rrjedhojë e sëmundjes nervore që kanë pasur kryeministrat tanë: Delvina, Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha?!

    1. Sindromën Zogiane, Hoxhiane, Berishiane dhe Ramiane ( ky i fundit te ka aktivizuar damarin kritiko-konstruktiv keto 3 mandate me Spiropalizma ) mbaje per vete. Ose pastaj ik vet ne psikiatri se qenke keq.

    2. O kar rwma ka kartele, pyt rakacollin, lexo mero gëlbazën për kartelën e ramës. Eshtë 100% e vertetë,

      Sa kar që je

  2. foli dhe ky palloshi per korripsion, ky qe ka qene drejto i antikorrupsionit e qe firmoste qe dokument makaber qe i conte Malltezi ne zyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *