• |
ide | kryesore

Klinika dentare pa licencë, prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu kërkojnë përjashtimin e prokurores që heton çështjen

Lajme, Të fundit



Prindërit e 3-vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit, pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Këtë hënë ata kanë patur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumente ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar.

Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet e një inspektimi që bërë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen.

Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës. Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.



2 Comments

  1. shqiptarët duhet të kujtohen se para Saliut janë drejtuar edhe nga tre kryeministra të tjerë me simptomat e një skizofreni: Sulejman Delvina, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. E kuptoni tani që gjendja jonë aktuale është rrjedhojë e sëmundjes nervore që kanë pasur kryeministrat tanë: Delvina, Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha?!Kolegu i tritan shehut te serbit salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *