• |
ide | kryesore

Në San Siro, Mourinho mund të ketë humbur pankinën: hija e De Rossi mbi Special One

Sport
Mourinho



Brenda një jave u kalua nga zërat e rinovimit tea to të shkarkimit. Në mes ishte Lazio, me një tjetër derbi të humbur dhe me pasojë eliminimin në Kupën e Italisë që nisi t’i lëkundë pozitën. Pika që mund të ketë derdhur gotën për José Mourinho. Portugezi, në tribunë për shkak të skualifikimit, e sheh veten në njën situatë shumë të vështirë, pas një humbje të rëndë kundër Milan në kampionat. Këto nuk janë vetëm rezultate negative të cilat, me një deficit prej pesë pikësh nga zona e Champions League, mund të korrigjohen. Është më tepër ndjesia se Roma e tij nuk ka konture, një projekt taktik, një ide loje, e personalitetin e nevojshëm për t’u ulur në tryezën e më të mirëve.

MOURINHO, JO KAQ ‘SPECIAL’

Në fakt, kundër tyre (me përjashtim të suksesit ndaj Napolit në vështirësi në këtë kampionat), humbet gjithnjë. E gjitha kjo e kalitur me një klimë surreale, gjithmonë tepër të nxehtë dhe të ushqyer nga deklarata që duket se nuk i ndihmojnë grupit. Gjithmonë: kundër arbitrave, kundër kundërshtarëve, kundër gjithsesi, edhe kundër klubit të tij. Me Friedkins, që në anën tjetër të botës, dëgjojnë pa i pëlqyer.

Lexo më tejVideo/ Adli, Giroud e Theo, tre pikë franceze për Milan: Pioli merr frymë, për Mou errësirë totale

E në fakt rinovimi ka qenë gjithmonë një temë kontradiktore. Nga njëra anë Mourinho, i cili e konsideron “të fituar me meritë” për atë që kishte bërë në të kaluarën. Nga ana tjetër, klubi, që donte dhe dëshironte të shihte më shpejt rezultate. Rezultate reale, jo trumpetimin e Conference po finalen e Europa League. Për amerikanët, rezultat do të ishte kualifikimi në Champions League. Pra të ardhura për të shlyer borxhet dhe për të menaxhuar klubin me më pak shqetësime. E në vend të kësaj Roma duhet të shohë nga ekrani 1/8 e finaleve të rivalëve të qytetit Lazio kundër Bayern Munich e më pas në Superkupën e Italisë dhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

HIJA E DE ROSSI…

Mourinho, në këtë pikë, mund ta shohë pankinën t’i hidhet në erë. Ai që është adhuruar nga tifozët romanë, i lavdëruar edhe kur nuk e meritonte, i lartësuar gjithmonë dhe kudo. Por ata janë njerëzit, të cilët kanë filluar të kenë edhe dyshimet e tyre të para. Shoqëria, nga ana tjetër, një shoqëri amerikane për më tepër, dëshiron të jetë konkrete. Në orët në vijim tabloja do të jetë më e qartë, por tashmë kanë nisur të qarkullojnë zërat e parë për zëvendësuesit e mundshëm. Lista e kandidatëve për pankinën verdhekuqe, me sezonin tashmë kaq fort të kompromentuar, është e pakët. Sidoqoftë, Daniele De Rossi, djali i preferuar i qytetit, është gjithnjë aty për Romën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *