• |
ide | kryesore

Raporti i Davosit: Kriza klimatike mund të shkaktojë mbi 14 milionë të vdekur deri në 2050-ën

Arkiva, Lajme, Të fundit
davosit



Kriza klimatike mund të shkaktojë 14.5 milionë të vdekur deri në vitin 2050. Shifra del nga një analizë e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit sipas së cilës fatkeqësitë natyrore, të përkeqësuara nga klima, mund të çojnë edhe në humbje ekonomike prej 12.5 trilionë dollarësh. Raporti citon se do të ketë kosto shtesë për sistemin e kujdesit shëndetësor mbi 1 mijë milionë dollarë.

Raporti shton se kriza klimatike do të përkeqësojë pabarazitë globale shëndetësore, duke i lënë më të cenuarit në rrezik edhe më të madh. Raporti synon të përcaktojë shkallën e ndikimit të pasojave të ndryshimeve klimatike në shëndet, si në aspektin e vdekshmërisë ashtu edhe në kostot e kujdesit shëndetësor. U analizuan 6 kategori kryesore të ngjarjeve klimatike: përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit, stuhitë tropikale, zjarret dhe ngritja e nivelit të detit.

Përmbytjet përfaqësojnë rrezikun më të lartë për vdekshmërinë: sipas studimit vetëm ato do të shkaktonin 8.5 milionë vdekje deri në vitin 2050. Thatësira, e lidhur indirekt me nxehtësinë ekstreme, është shkaku i dytë i vdekshmërisë (parashikimi është 3.2 milionë vdekje). Megjithatë, janë valët e të nxehtit, pra periudha të gjata të temperaturave dhe lagështisë së lartë, ato që përfaqësojnë koston më të madhe në aspektin ekonomik: 7.1 trilionë të humbur për shkak të humbjes së produktivitetit.

“Edhe me një rritje të temperaturës së Tokës prej vetëm 1.1 gradë Celsius, këto ngjarje ekstreme po shkaktojnë humbje të konsiderueshme ekonomike, shkatërrim të infrastrukturës dhe sëmundje”, – shpjegon raporti i Davisit. Dhe mendoni që deri në shtator 2023, Shtetet e Bashkuara kishin arritur tashmë rekordin e 1 miliard dollarëve të humbur për shkak të fatkeqësive natyrore si stuhitë tropikale, zjarret në Haëaii, përmbytjet në Vermont dhe shirat e rrëmbyeshëm në Kaliforni.

Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë gjithashtu një rritje katastrofike të sëmundjeve të lidhura prej klimës, të tilla si ato të transmetuara nga mushkonjat për shembull. Temperaturat më të ngrohta do të rrisin periudhën riprodhuese dhe zonën e banuar nga kolonitë e insekteve, duke çuar në zgjerimin e sëmundjeve të tilla si malaria, dengoja dhe Zika edhe në zonat klimatike të butë dhe më pak të prekura si Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Deri në vitin 2050, shpjegon raporti, 500 milionë njerëz të tjerë mund të jenë në rrezik të infektimit.

Ndryshimet klimatike do të përkeqësojnë gjithashtu pabarazinë shëndetësore. Popullatat më vulnerabël, gratë, të rinjtë, të moshuarit dhe njerëzit me të ardhura të ulëta, grupet dhe komunitetet e vështira për t’u arritur, do të jenë më të prekurit nga pasojat e ngjarjeve ekstreme. Afrika dhe Azia Jugore do të jenë më të cenueshmet sepse nuk do të jenë në gjendje të përshtatin shërbimet e tyre mjekësore tashmë të dobëta. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Gati hetimet në SPAK për pastrim parash për Nokën! Dalin pamjet nga pallati luksoz ku jeton në Tiranë, e bleu me 794 € m², por vlen 4.000 € m²

  2. Xoni deklaronte 3000 euro ne llogari nga kursimet nderkohe ka ndertuar nje saraj antitank dhe hektare toke perreth. Ku i gjeti milionat qe e beri se 3000 nuk blen dot as Golf 2sh.

  3. Si nuk ju hedh nje bume Putini “padashje” ketyre perverseve qe mblidhen ne Davos te bie rehat bota.

    Nje grusht bythqirash te pavotuar e pa zgjedhur nga askush por me leke shume duan te kontrollojne gjithe boten dhe ti kthejne njerezit ne komunizem sic dhe qellimi i tyre i shprehur publikisht eshte ” Njerezit nuk do kene asgje por do jetojne te lumtur” (You will own nothing, but be will be happy).

    A nuk ishte kshu dhe ne kohe te Dulles ku nuk kishim asnje prone e pasuri private, dhe jetonim te gjithe ne skamje e mizeri ?!

    Nese eshte kshu, te na i japin ato paret e pasurite e tyre ne njerezve te thjeshte dhe ska problem “ne do bejme sakrofice mos te jetojme te lumtur”:) vetem WEF-istat te jetojne te lumtur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *