• |
ide | kryesore

Zelenskyi nga Davos: Nëse Ukraina mposhtet, Rusia do të luftojë me NATO-n

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zelenski



Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, ka paralajmëruar për rreziqet në ardhje nëse vonohet ndihma e Perëndimit për shtetin e tij, i cili është duke u përballur me pushtimin rus për gati dy vjet.

“Do të jetë një krizë masive për gjithë Evropën”, ka thënë Zelenski para gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës.

“Ukraina do të vazhdojë luftën, mirëpo pa ndihmë financiare, Rusia do të mund të mposhtë Ukrainën. Në momentin që mposhtin Ukrainën, do të jetë lufta në mes të NATO-s dhe Rusisë”, ka thënë Zelenski.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin e ka në mendje një sulm të tillë kundër aleancës ushtarake.

Mes tjerash, presidenti ukrainas ka përmendur se pasoja direkte e mungesës së ndihmës së Perëndimit do të jetë dobësimi në fushëbetejë, për shkak të mungesës së artilerisë.

“Në rast të humbjes së Ukrainës, Evropa, jo vetëm që do të kërcënohet nga valë të reja refugjatësh, por do të ndalen edhe furnizimet me grurë dhe rrymë”, ka paralajmëruar Zelenski.

Ukraina është duke e luftuar pushtimin rus për gati dy vjet, me anë të ndihmës së Perëndimit.

Sipas të dhënave të Institutit për Ekonomi Botërore, Kiel, Ukraina ka pranuar ndihmë totale në vlerë të 240 miliardë dollarëve.

Megjithatë, sigurimi i ndihmës së re në vlerë të miliarda dollarëve, është kyç për vazhdim të mbrojtjes së territorit.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, prej nisjes së luftës, aktualisht përballen me bllokadë të disa republikanëve konservatorë, të cilët kanë dalë kundër ndarjes së mëtejshme të ndihmës për këtë shtet.

Edhe Bashkimi Evropian nuk ka arritur të ndajë fonde në vlerë të 50 miliardë dollarëve për Ukrainën, për shkak të vetos që e ka përdorur Hungaria.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL



11 Comments

  1. He mor aktor president, po e kupton me ne fund se ta futen sa kemba “aleatet atrategjike” me proxy war ( jo ty se ti je kukull e tyre), por popullit Ukrainas. 1/5 e territorit te iku pergjithmone, 1/3 e popullsise tu vra ne luften idiote, 1/3 te ka ikur e nuk kthehen me. Kurse ti bythqir, dhe ministrat e tu bleni vila sa ne Californi e ne Itali.

    1. vk edhe ti po perhap zerin e Putin..ti e kupton qe ruset jane me serbet..Ose je i Ambasades ose idiot i patentuar

      1. Po ruset jane me serbet po ca lidhje ka kjo? A eshte e vertete ajo qe thashe? Ta dish qe qe dicka eshte e vertete e ta mohosh, apo dhe mos ta dish te verteten si pasoje e trushpjarjes se propagandes se mediave kryesore, tregon qe ose je idiot i patentuar ose noj klluf ambasade lgbt😉.

      2. ketu po flitet per ukraine rusi, se chyn serbia vetem ti e di. ukraina u shkerdhye dhe akoma po humb territore cdo dite vetem ne saje te ketij dhe perendimit. 2 vjet perpara u arrit marreveshja dhe putini i dha cdo gje pervec natos, zelenski me udhezimet e boris johnson e prishi ne momentet e fundit. Tani le te haje mutin e vet

  2. Ne vend qe te kerkoje paqe kerkon arme, duke e ditur 100 % se ato toka qe banohen nga rusisht
    folesit dhe qe i jane bashkuar kofederates ruse nuk ka shans qe ti rimarre perseri dhe as
    perendimi nuk eshte i interesuar qe Rusia te humbe ato toka sepse kjo do te thoshte konfrontim
    direkt te natos gje qe nuk eshte aspak ne interesin as te Natos as te Rusise sepse do ta conte
    boten drejt nje rreziku ekzistencial.

    1. Po ik o anal-is e mos na bej moral ketu. Zelenski dhe njerezit e tij ndaluan llumin rus qe te vije prape ne Evrope..Pisa

      1. Po ca karin ndaluan? Ai bobi mori ca deshi, tani lufta mbaroi. Kaq ishte loja. Industria e armeve beri ca miliarda dollare fitime ne kurriz te taksapaguesve amerikane dhe europiane si dhe ne kurriz te qindra mijera ukrainas te vrare fatkeqesisht.

  3. Zelenski ka tipare luft nxitese, e jo ta shuaj ate me mareveshje, te cilat nuk i ka pranuar, kjo eshte rrealitet, por vetem xhvat perendimin duke u kerkuar, ndihme, ndihme. Edhe ndihma ka nje kufi, kur e merr e nuk ka perparim ne front e politike, por vetem , na jepni, na jepni.I dha Amerika e Europa miliarda mbi norma te ndihmave, e ku i ka, cberi, vetem zhurme.Edhe ne kete thirrjen e fundit se ne se Ukraina bie, Rusia do beje lufte me naton, nuk eshte korrekte, pse, sepse Ruset kane kufi te gjate me vendet e natos,vetem nese budallepsen, kjo nuk eshte degjuar nga vete Ruset, thohet nga Zelenski per qellime perfitimi material politik, per te nxitur perendimin ndaj Rusise. Me keto, as qe dua te mbroj, justifikoj Rusine, por skuthtelleku i ketij cifuti ukrainas qe eshte bere si fitil ndezes per lufte edhe pse eshte sulmuar.Deri me sot nuk kemi degjuar qe te beje nji propozim per ta ndalur ate lufte, por vetem kerkesa per armatim.

  4. 23.47 qeke komplet kar.
    7 lende me nje mesuese i ke bere? Ju jeni per te folur vetem te mbledhjet e frontit, kur te fillojne. Ik bej ndonje vaksine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *