• |
ide | kryesore

U largua nga banesa ku ndodhej nën arrest shtëpiak, shpallet në kërkim 41-vjeçari në Shkodër

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar pasi ky i fundit nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit për zbatimin e masës së arrestit shtëpiak.

Mësohet se shtetasi E. P. banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës ishte vendosur nën arrest për dhunë në familje.

Sakaq, autoritetet kanë nisur punën për kapjen e tij, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *