• |
ide | kryesore

Chelsea nxjerr në shitje Armando Brojën: Fulham, West Ham e Wolves sfidohen për 22 vjeçarin

Sport, Video
Chelsea



Chelsea është i gatshëm të lërë Armando Brojën të largohet në mënyrë të përhershme dhe largimi i mundshëm i shqiptarit nuk është i kushtëzuar nga gjetja e një zëvendësuesi për Blues. Interesimi për sulmuesin e kombëtares kuqezi nuk mungon. Disa klube po sfidohen për sulmuesin 22-vjeçar, përfshirë Fulham, West Ham dhe së fundmi Wolverhampton Wanderers. Çdo interes për një blerje të re në janar ose verë nuk varet fare nga situata e Brojës, ndërsa Christopher Nkunku pritet të kthehet nga dëmtimi së shpejti.

Broja pati një fillim të vonuar të sezonit për shkak të dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar të përparmë që pësoi në dhjetor 2022. Ai u rikthye pas nëntë muajsh jashtë gjatë humbjes 1-0 në shtator ndaj Aston Villa në Premier League. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili shënoi nëntë gola në 38 ndeshje në huazim te Southampton gjatë sezonit 2021-22, ka realizuar dy gola dhe një asist për Chelsea këtë sezon, duke shënuar së fundmi gjatë fitores 4-0 të Chelsea ndaj Preston North End në FA Cup në fillim të këtij muaji.

VLERËSIMI I TEKNIKUT POCHETTINO

“Potenciali është i mahnitshëm – pati thënë pas asaj ndeshje tekniku Pochettino -. Po flasim për një nga sulmuesit e rinj në Angli dhe në Evropë me më shumë potencial. Por problemi tani është se ai duhet të shtyjë veten dhe ne do të përpiqemi ta ndihmojmë të kuptojë se kurrë nuk është e mjaftueshme. Ai ishte gati një vit larg (i dëmtuar) dhe sigurisht që tani i duhet kohë. Nuk është e lehtë për të të performojë dhe të jetë në nivelin që presim. Pritshmëritë tona janë të mëdha dhe ne besojmë vërtet tek ai. Ne do ta shtyjmë atë të përmirësohet çdo ditë”.

SITUATA E NKUNKU

Gjatë asaj ndeshje, Broja zëvendësoi sulmuesin Nicolas Jackson, me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës. Nkunku, sulmuesi universal që humbi katër muajt e parë të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju, ka munguar në tre ndeshjet e fundit të Chelsea për shkak të një problemi në ijë. Duke folur pas fitores 1-0 të Chelsea ndaj Fulham të shtunën, Pochettino tha: “Unë mendoj se Nkunku do të jetë gati sa më shpejt që të jetë e mundur”. Impenjimi i ardhshëm i Chelsea është në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Carabao Cup kundër Middlesbrough më 23 janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *