• |
ide | kryesore

Shkodër/ Hoteli në flakë, zjarrfikësit po nxjerrin jashtë turistët

Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarr, Shkodër, flakë



Një hotel është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në qendër të qytetit të Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, që bashkë me punonjësit e hotelit, po punojnë për të nxjerrë jashtë turistët e akomoduar.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, që vazhdon ende në hotel.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.



1 Comment

  1. Por me sa duket kur vjen ai momenti që do pyeten vërtet ngaqë e dinë se çfarë kanë bërë, ju priten gjunjët, ju thahet pështyma dhe fillojnë e fshihen pas pantallonave të avokatëve.

    Mbi të gjitha, Berisha e ka për herë të parë në jetë që merret në pyetje se çfarë ka bërë dhe hera e parë është gjithmonë e vështirë. Sidomos kur humbet virgjërinë e njeriut të ndershëm në moshën 80- vjeçare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *