• |
ide | kryesore

Video/ “O Zot çfarë xhup mu*i”: Vlahovic shpërthen në të qeshura kur pa veshjen e mbrojtësit Gatti

Sport, Video
Gatti



Dalja nga fusha, duartrokitjet e tifozëve e përplasja e duarve e shkëmbyer me shokët e tij në pankinë. Por jo vetëm kaq. Dusan Vlahovic, autor i një dygolëshi brilant në ndeshjen e fituar nga Juventus ndaj Sassuolo (3-0), i shtoi një detaj tjetër ritualit klasik pas zëvendësimit. Pikërisht teksa shtrëngonte duart me lojtarët bardhezi, sytë e qendërsulmuesit serb panë veshjen e mbrojtësit Gatti, i skualifikuar dhe i pranishëm në tribunë me rroba civile. Reagimi i goleadorit ishte spontan: “Zoti im, çfarë xhup mu*i”.

Lexo më tejJuventus, plani i parakalimit është afër realizimit e Vlahovic tremb Inter

Ishte mbrëmja e Vlahovic, i cili i çoi në delir tifozët në Stadium me një dygolësh të veçantë. Një konkluzion nga jashtë zonës që mundi portierin Consigli dhe një goditje dënimi e përsosur për golin e dytë. Pas këtij realizimi, siç raportoi TuttoSport, shumë lojtarë bardhezinj mbetën të shastisur. Yildiz futi duart në flokë dhe mbeti pa fjalë, Ëeah kishte të njëjtin reagim, ndërsa Nonge dhe Milik shfaqën një shprehje mosbesuese.

VLAHOVIC E BATUTA PËR XHUPIN E MBROJTËSIT GATTI

Por në momentin e zëvendësimit, në minutën e 82’, ishte Vlahovic ai që i befasoi shokët e skuadrës me një reagim të veçantë. Pasi ishte në pankinë, teksa shkëmbente ritualin klasik “të pesëshes”, sulmuesi serb vuri re dhe përshëndeti edhe mbrojtësin Federico Gatti. Ai ishte me rroba civile, duke qenë i skualifikuar. Shprehja e Dusan, e përsëritur nja dy herë, ishte shumë e qartë: “O Zoti ime, çfarë xhupi mu*i”. E gjitha mes të qeshurave të të pranishmëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *