• |
ide | kryesore

Vrasja e Liridona Ademajt, prokuroria: Po kryejmë hetime intensive

Lajme, Të fundit



Hetime intensive, sipas Prokurorisë në Kosovë , po zhvillohen lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës. Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka pranuar të ndajë më shumë informacione ruajtur integritetin e hetimeve. Në paraburgim për këtë rast janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës i kanë thënë Gazetës Express se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive. Në këtë fazë, deklarojnë se s’mund të ofrojnë informacione tjera për të ruajtur integritetin e hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokurorisë.

30-vjeçarja u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar 4 persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë. Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK’së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit. Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *