• |
ide | kryesore

Çmimi i apartamenteve: Çfarë pritet të ndodhë në vitin 2024?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Për vitin 2024, shoqata e ndërtuesve parashikon rritje me 20% të çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Shkak është rritja e taksave, pas ndryshimit të çmimeve të referencës. Rritje çmimesh do të ketë edhe në qytetet e tjera, në veçanti në qytetet bregdetare. Si shembull jepet Bashkia e Vlorës që propozoi rritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga niveli 4% në 6%.

“Në ndërtim, kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje. Nëse në Tiranë sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh., Vlora, kanë hedhur në diskutim rritjen e kësaj takse nga 4% aktualisht, në 6%.

Ndryshimet e çmimeve të referencës deri më sot kanë dhënë ndikim vetëm në qytetin e Tiranës, me rritjen e çmimit të referencës në gjithë territorin e kryeqytetit, që pritet të rrisë koston e ndërtimit mesatarisht 40% më shumë.

Sigurisht që kjo rritje kostosh do të shoqërohet me çmime më të larta. Çmimi do të rritet besoj mesatarisht me 20%”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi i cituar nga Monitor.

Parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë, referuar të dhënave të projektbuxhetit, pritet të jenë në vlerën e 6,3 miliardë lekëve në vitin 2024. Në 2025-2026, arkëtimet do të jenë nga 6,5 miliardë lekë.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja u nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera.

Për ndërtuesit me kosto të pajustifikuara, sektori është ngarkuar edhe nga taksat e tjera, duke përfshirë taksën 3% të kontributit në strehimin social, taksimi i mbetjeve inerte.

Ndërtimi kontribuon rreth 11% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por vitet e fundit vihet re rënie e fitimit nga viti në vit në sektorin e ndërtimit.

Kjo ka ardhur kryesisht prej 10-fishimit të taksave në sektorin e ndërtimit, duke sjellë kështu një rritje të konsiderueshme të çmimit të apartamenteve e për rrjedhojë, për një pjesë të popullsisë, blerja e një apartamenti bëhet mision i pamundur.



8 Comments

  1. “Kjo ka ardhur kryesisht prej 10-fishimit të taksave në sektorin e ndërtimit, duke sjellë kështu një rritje …. blerja e një apartamenti bëhet mision i pamundur.”

    Hallall Ed kokaina, … herës tjetër rritja 100 fish taksat, sa ka skllevër që të votojnë e të bëjnë fresk, merrja shpirtin!

    Kurse populli të fillojë të blej çadra për tu strehuar, sa nuk i është rritur çmimi dhe taksat akoma.

  2. 21 Janari/ Për herë të parë vendimi i plotë i Strasburgut: Shteti të hetojë, identifikojë e ndëshkojë zinxhirin komandues! Çështja gati për SPAK

      1. Ka të bëjë me mamin kurvë të atij debilit që nuk e kupton se edvini dikur merrte 20%, ndërsa sot 50 %.

  3. MIREMENGJES 1 HERE ! 21 JANAR VITI 2011
    MIREMENGJES 2 HERE ! VITI 2012
    MIREMENGJES 3 HERE ! VITI 2013
    MIREMENGJES 4 HERE ! VITI 2014
    MIREMENGJES 5 HERE ! VITI 2015
    MIREMENGJES 6 HERE ! VITI 2016
    MIREMENGJES 7 HERE ! VITI 2017
    MIREMENGJES 8 HERE ! VITI 2018
    MIREMENGJES 9 HERE ! VITI 2019
    MIREMENGJES 10 HERE ! VITI 2020
    MIREMENGJES 11 HERE ! VITI 2021
    MIREMENGJES 12 HERE ! VITI 2022
    MIREMENGJES 13 HERE ! VITI 2023
    MIREMENGJES 14 HERE ! 21 JANAR VITI 2024

    DHE ME NGA NJE KAR-A-FIL SI GJITHMONE JU UROJ EDHE SOT NJE DITE TE BUKUR !!!!!!!!!!!!!!

  4. KUPTOHET THJESHTE, QEVERIA NE TAKSEN E KARBURANTEVE NUK NGOPET, NE TAKSEN NE NDERTIM, DIHET WE LAHEN PARATE PER TU SHPLARE, RRITJA CMIMEVE KUDO, TAKSAT PER SHTEPITE KU BANOJME ESHTE RRITUR, TAKSE, TAKSE,, SHYQYR QE AJRIN E DIELLIN NUK E KANE TAKSUAR.KjJO ESHTE TE RENDOSH E TE VJEDHESH POPULLIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *