• |
ide | kryesore

Komenti i Lubonjës/ Berisha në SPAK dhe heshtja për “McGonigal”

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha lubonja



Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot pasi u mor në pyetje nga SPAK se kishte parë “prokurorë të terrorizuar” dhe “një grup kriminal”. Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja e komentoi kështu këtë deklaratë në një intervistë për News 24.

“E para që bie në sy është që “gjeta një grup kriminal”, por pastaj edhe “të terrorizuar”. Ka një kontradiktë sipas meje. Sipas interpretimit janë dy grupe. Grupi kriminal që është pjesa e lidhur me qeverinë dhe një pjesë njerëzish që janë të terrorizuar sepse nuk veprojnë.

Ka prokurorë atje që nuk lëvizin dot siç do shumica. Ka një të vërtetë që SPAK-u kontrollohet nga Rama dhe do të thotë se shumica e prokurorëve janë nën këtë kontroll. Nëse Berisha flet për “të terrorizuar” nënkupton që ka një pjesë siç funksionon në një regjim dhe në regjim jo të gjithë janë vullnetarë të regjimit.

Flitet që ky Dumani është më i pavarur se sa ky Kraja. Por, grup kriminal mua nuk më shkon shumë. Për mua, grupi kriminal është me në krye Ramën dhe këta janë pjesë e këtij grupi më të madh. Dhe ky që e quan pjesë e një grupi kriminal është pjesë e një bande që kontrollon drejtësinë si instrument pushteti” – tha Lubonja që më pas komentoi edhe deklaratën e Berishës për mbajtje në arrest.

“Berisha tha se masat ndaj tij janë staliniste. Staliniste më duket e tepruar. Nëse kuptojmë enverizmin, agjitacion propagandë ishte deri në 10 vjet dhe jo kjo që del nga ballkoni nga 10 deri në dënim me vdekje. Brenda sistemit kemi një regjim që ka hijet e diktaturës së dikurshme ku përdoret policia dhe drejtësia për t’i mbyllur gojën opozitës.

Në stalinizëm nuk kishte opozitë. Këtu kemi një hije të atij mentaliteti me metodat demokratike. Opozitë duhet të ketë në demokraci. Në thelbin e vet kemi të bëjmë me një jehonë të asaj kohe ku nuk ka pluralizëm të vërtetë, dialog. Këtu vendos tirania e një mazhorance” – tha Lubonja që komentoi edhe atë që po ndodh me çështjen “MsGonigal”.

“Na kanë shitur një reformë në drejtësi sikur është bërë për të qenë e pavarur, siç tregojnë gjithë këto ngjarje, arrestime në një krah dhe heshtja për çështje të tjera si Mcgonigal.

Dje e vërtetoi edhe Zëri i Amerikës se është bërë një krim shumë i madh. Korruptohet një zyrtar i FBI-së dhe Mcgonigal e ka pranuar që e ka shtyrë ai këtë çështje dhe ka marrë para. Kemi një hapje të një procesi për të shkatërruar opozitën nga vetë amerikanët.

Uotergejti ishte një përgjim në kuadër të fushatës dhe Nikson dha dorëheqjen. Imagjino shkon e korrupton një zyrtar të lartë të FBI-së për të shkatërruar opozitën dhe këtu nuk ndodh asgjë. Mbetet e hapur për interpretim ajo thënia e Berishës” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. aq keq eshte puna sa edhe lubonja po perkrah berishen, e te mendosh qe mediat kazan e nxirrninn non stop lubonjen kunder berishes per gjera ordinere fare

    faleminderit edi rama qe e bere lubonjen te kthjellohet me ne fund

  2. respekte Lubonja.e verteta djeg.sufllaqexhinjve,aktivisteve,patronazhisteve,spiropalisteve,po u digjet toka nen kembe.Gjadri te behet nje mega burg e te rrasen te gjithe rivdekasit mavi.

    1. Ju qe e keni quajtur veten I paemer je me NJE emer te madh ….”FREEDOM ” TE RESOEKTOJ PER KOMENTIN ..POR DUHET TE CIRREMI NDAJ REGJIMIT KOMUNIST TE EDVIN KRISTAQ RRAMES

  3. Jeni nje tufe shqiptaresh ordinere qe hani njeri tjetrin per partite!
    Edi Rama nuk e rruan per asnjerin nga patronazhistet qe mezi prisni diten e rroges, ai thjesht ju hedh nje kothere qe te mos ngordhni, sepse i duheni per te lehur e kafshur ata qe jane kunder qeverise!

    1. Chesty partizani I VOGEL VEL TE ADHUROJ PER KOMENTIN .POSHTE KOMUNISTET DHE KURVAT QE MBESHTESIN KETE QEVERI KRIMINALE SI AJO E ENVDERR HOXHES .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *