• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lajme, Të fundit
parashikimi, mot i kthjellët



Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era pritet të fryjë në orët e mëngjesit në juglindje me shpejtësi 1-5m/sek, nga orët e mesditës era ndryshon drejtim dhe pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e luginave nga orët e mesditë fiton shpejtësi 10-14 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë. Temperaturat parashikohen: -7 deri 6°C në zona malore, -1 deri 16 °C në zona e ulëta dhe 3 deri 17°C në zona bregdetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *