• |
ide | kryesore

Berisha-Ramës: Ne për votën do t’i marrim kokën çdo armiku

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha fjalim nga dritarja, akuza Ramës



Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, Berisha në një fjalimi të mbajtur për protestuesit poshtë banesës së tij, ai tha se demokratët do ti marrin kokën çdo armiku të votës së tyre.

Gjithashtu, ish-kryeministri thekson se populli opozitar i gatshëm për çdo sakrificë.

“Ka patur kohe kur kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh dhe banda, por në atë kohë kjo parti doli me një moto: Kush prek votën prek kokën.

Edi Rama e mbante mend atë kohë dhe e kuptoi që ne për votën ishim dhe jemi të gatshëm për çdo sakrificë.

Se ne për votën do ti marrim kokën çdo armiku të votës tonë.

Edi Rama, “Rruga e Shpresës”, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar të ka dënuar për kufomë politike. Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit.

Ke zgjedhur rrugën e burracakut, hajdutit, frikacakut, ke përborur mercenarë dhe grupe kriminale dhe i ke ndërzyer si çakej kundër opozitës, por opozita nuk mund të mposhtet aq sa mposhtet dëshira e një populli për të votuar i lirë”, tha Berisha



3 Comments

  1. Plas sherri mes grupit Berisha-Bardhi – Albana Vokshi i kërkon “llogari” Bardhit: Pse Rithemelimi s’ka përfaqësi në Bruksel? Të shtohej Berisha në rezolutë!Rreshkitje totale e nje mjeku kriminel qe po i vjen ngordhja,shqiperia po merr fryme lirisht tani pas ngordhjes qe spaku i beri ketij serbi salih

  2. ik ore rrot kari se do shkosh ne burg per te gjitha vjedhjet dhe krimet qe ke kryer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *