• |
ide | kryesore

Credins Bank, zgjidhet banka e vitit

Lajme, Të fundit



Credins bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me një tjetër çmim si “Banka e Vitit” nga CCIT Awards. Dhoma e Tregtisë dhe Indrustrisë së Tiranës, organizoi edicionin e rradhës duke vlerësuar me çmime, biznese të industrive të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare.

Pikënisja mbi organizimin e këtij eventi ishte vlerësimi i tyre mbi kontributin dhe vlerën e vazhdueshme që kanë dhënë këto biznese përgjatë vitit 2023.

Në mbrëmjen gala të zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit, të ftuar ishin personalitete të institucioneve shtetërore Shqiptare, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, fushës së biznesit dhe trupit diplomatik.

Çmimi special, iu dorëzua znj. Monika Milo, zv/Drjetoreshë e Credins bank, nga kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka.

Në fjalën përshëndetëse znj. Milo shprehu falenderimin dhe mirënjohjen e saj për vlerësimin e vazhdueshëm që i është bërë Credins bank përgjatë 20 viteve, si rezultat i një pune mjaft impenjative duke e pozicionuar si lider në sektorin bankar.

Aperçu de l’imageAperçu de l’image

Viti 2023 e gjeti bankën Credins të renditur si një nga korporatat më kryesore në vend për nga rëndësia e peshës që përfaqëson në industrinë bankare , me rezultate pozitive financiare.

Si një bankë me pozita solide në treg, Credins vazhdon të këtë në fokus zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë së vendit, si dhe rritjen e mirëqenies të klientëve të saj.

Mbështetja që Credins ka dhënë për klientët individë dhe biznes ka qenë konsistente në vite, duke e pozicionuar në këtë mënyrë Credins si një partner të besueshëm dhe të rëndësishëm në tregun financiar. Sot numërohen mbi 400,000 mijë klientë në të gjithë Shqipërinë, duke vazhduar të jetë e pozicionuar si banka e parë për portofolin e kredisë dhe e dyta në total asetesh dhe depozitash. Credins është një bankë e dashur për shqiptarët, e cila prej 3 vitesh operon suksesshëm edhe në Kosovë. Larmia e shërbimeve të ofruara, vijnë tashmë të ndërthurura dhe të integruara me platforma risi në inovacion dhe teknologji.

Investimi dhe kontributi i Credins bank njeh gjithashtu konsolidim të plotë edhe në aspektin e përgjegjësisë korporative. Aktivitetet dhe eventet e shumta me fokusin e zhvillimit dhe shërbimit të komunitetit e kanë pozicionuar bankën Credins me një profil të veçantë social. Politikat e ndjekura e vlerësuan bankën gjithashtu me çmim të parë “SDG Business Pioner Albania 2023” nga organizata ndërkombëtare UNDP. Credins bank është tashmë një nga korporatat më të mëdha në vend, e cila do të vazhdojë me ambicjen e ndërmarrë për ti shërbyer komunitetit dhe orjentuar atë drejt standardeve Europiane.



3 Comments

  1. Interesante! E vetmja arritje e tyre ne 2023, ishte te humbnin llogarite bankare, edhe 1000 llog rrodhen net, me bilancin e llogaris, emer mbiemer, nr tel, etj.

  2. nanka me e lodhur ne bote ,ne fundjave si punon aplikacioni hic (sic duket nga frika e mbyllin),tarifime pa lidhje me llojin e llogarise …punetoret jane te patrajnuara fare ,nga ta kapesh dmth ……keta thone banka e vitit ,what a fucking joke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *