• |
ide | kryesore

Jamarbër Malltezi: SPAK përballë të vërtetave për privatizimin e kompleksit Partizani!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, foli përpara medieve përpara se të futej në SPAK për t’u përgjigjur për procesin politik ndaj tij dhe kreut të opozitës.

Malltezi tha për mediat se SPAK ka mashtruar dhe po merret në pyetje për herë të parë 3 vjet e 2 muaj pas kallëzimit të Taulant Ballës.

“E para, toka ishte e pronarëve fisnikë themelues të familjeve të Tiranës.

Dy, kjo tokë nuk ishte e shpronësuar, kjo ishte e këtyre familjeve dhe mbi 100 familjeve trashëgimtare të 5 familjeve të origjinës.

Tre, klubi Partizani nuk iu kthye Jamarbër Malltezit, iu kthye 100 familjeve, është krejt ndryshe nga ato që bën Edi Rama me katër VKM që ia jep një personi. Pra, asnjë qeverisje nuk ia ka dhënë Jamarbër Malltezit apo një personi, por ia ka dhënë 100 familjeve pronare.

E katërta, në këtë çështje, edhe vetë SPAK-u e pranon se nuk ka dëm. Pra, po bëjnë hetime kur nuk ka dëm. Po arrestojnë dhe burgosin njerëz me shfaqje kur nuk ka dëm.

Sa është dëmi? Zero! Përkundrazi shteti ka përfituar 800 mijë dollarë nga privatizimi i objekteve të rrënuara.

Nga ana tjetër, çfarë ka rezultuar? Ka rezultuar se Taulant Balla ka bërë kallëzim të rremë, vepër penale e dënueshme sipas nenit 315 të Kodit Penal.

Por Taulant Balla qenka mbi ligjin. SPAK-u bëhet SNUK.

E pesta, Edi Rama ka bërë shkelje, ka bërë dëm. Shpërdorim detyre me dëm mbi 330 mijë euro. E kam administruar së fundmi se e kishin fshehur. Vetëm këto dy muajt e fundit e kanë administruar si provë, por nuk ndihen. Pse? Se është Edi Rama! Sepse është dëm që vjen nga Edi Rama dhe Edi Rama është mbi ligjin.

Këto i lëpihen, këta janë larot e Edi Ramës,” tha Malltezi.



4 Comments

  1. Ai po rendit fakte, prova qe edhe mund te qendrojne! Qe SPAK eshte vegel qorre e Rames kete e di dhe zagari me i lodhur qe lepihet ne PS per nje cap buke! Ketu ne kete vend po shkerdhehet me taksa shtresa e mesme, pabarazia sociale do rrezikoje nje ‘97 tjeter! Nuk eshte ceshtja vetem e PD apo opozites, armiku i Rames eshte populli shqiptar! Hapi syte o lumadh, mos bej zhurmuesin kot!

  2. Ore qorr. Qe Spaku po merret me Berishen nuk do te thote se eshte vegel qorre. Ke harruar te numurosh gjithe ata funksionar te pushtetit qe ose jane ne burg ose jane ne hetim. Sa per vegel qorre drejtesia ka qene ne kohe te komunistit qe plumbat drejtuar ne mish i konsideronte rikoshet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *